Beqaj fyen deputeten Albina Deda: “Je kafshë”

76
Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sërish nga debatet, tensioni dhe polemikat mes mazhorancës dhe opozitës. Grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar ndërprerjen e seancës pas tensionit mes Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe deputetes demokrate Albina Deda. Kjo e fundit pretendon se Beqaj e ka fyer jashtë mikrofonit me fjalën “kafshë” dhe ka kërkuar që t’i kërkojë falje.
Sipas deputetes demokrate, seanca nuk duhet të vazhdojë nëse Beqaj nuk kërkon falje publikisht. Po ashtu, deputetët demokratë kanë mbështetur kolegen e tyre, duke kërkuar marrjen e masave ndëshkimore ndaj ministrit. Deda e ka akuzuar Beqajn si “ministrin e hajdutërisë që duhet të japë doreheqjen”. Debati ka lindur për shkak të akuzave të Dedës ndaj ministrit Beqaj për mungesën e ndihmës mjekësore për rastin e një fëmije të sëmurë i cili ka nevojë për transplant mëlçie jashtë vendit. E në vend të një përgjigje si person në krye të Shëndetësisë që ka përgjegjësi për shendetin e pacientëve, Beqaj humb toruan dhe ofendon deputeten. Beqaj, më shumë se cdo kush duhet të mbaj përgjegjësi për fatin e një vogëlushi vetëm 6 vjeç që sot po lufton me jetën. Ministria e Shëndetësisë duhet të marr masa urgjente për shërimin e 6 vjeçarit, por Beqaj reagon me ofendim edhe kur bëhet fjalë pë jetën e një fëmije.