Benjamin pret Metën: NDI kontribut në përmirësimin e punës së Parlamentit

444
Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta i shoqëruar nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade u prit në një takim nga Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), z. Robert Benjamin. 
Në këtë takimi u theksua kontributi i rëndësishëm që NDI-ja luan në Shqipëri dhe bashkëpunimin midis Kuvendit të Shqipërisë dhe NDI-së në fusha të rëndësishme, siç janë transparenca dhe funksionimi i Parlamentit, bashkëpunimi i shkëlqyer me administratën e Kuvendit dhe shkëmbimi i eksperiencave me shërbimet legjislative dhe përmirësimin e funksionimit të tyre.
Z. Meta theksoi rëndësinë që ka roli dhe kontributi i NDI-së në përmirësimin e punës së Parlamentit përmes trajnimeve të administratës, dhe përmirësimit të kuadrit legjislativ. NDI-ja ka luajtur një rol të veçantë edhe në rritjen e bashkëpunimit të parlamenteve të vendeve të rajonit. 
Kryetari i Kuvendit shprehu vlerësimin e tij dhe për kontributin që NDI-ja ka dhënë veçanërisht përmes projektit të transparencës së Parlamentit ndaj publikut, ku një dokument i rëndësishëm është projekti i hapjes së Parlamentit.
Z. Benjamin vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Kuvendin e Shqipërisë dhe me shërbimet e tij dhe shprehu angazhimin e organizatës që përfaqëson për të bashkëpunuar më tej dhe çuar përpara disa procese të rëndësishme, siç janë përfaqësimi i grave në politike dhe Kuvend, rritja e rolit të Parlamentit në aspektin e kontrollit, që duhet të luajë ndaj ekzekutivit, kodi i etikës dhe sjelljes së deputetit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, veçanërisht shërbimit legjislativ, si dhe angazhimi i të rinjve në politikë.
Më tej, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi situatën në rajon, krizën e refugjatëve dhe nevojën për një bashkëpunim më të madh rajonal për përballimin e këtyre sfidave.
Sigal