Ben Blushi: Reforma për arsimin profesional, një eksperiment i nxitur

458
Sigal

Kuvend, opozita bojkoton seancën. Shtyhet për në 31 korrik afati për reformën territoriale

Me një përshëndetje për marrjen e statusit kandidat ka nisur seanca e djeshme plenare e Kuvendit. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta shprehu vlerësime për vendet e BE-së dhe punën e qeverisë dhe opozitës. “Dua të falënderoj sidomos Parlamentin Europian dhe të gjitha grupet parlamentare, si dhe parlamentet e të gjitha vendeve anëtare që kanë qenë në mbështetje. Dua të përshëndes angazhimin e jashtëzakonshëm te qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe kontributin e opozitës dhe të komisionit të integrimit”,- u shpreh Meta. Seanca e djeshme e Kuvendit, u bojkotua nga opozita, ndërkohë që këtij vendimi nuk i janë bashkuar deputetët e grupit parlamentar të PDIU-së. Opozita vendosi të bojkotojë Kuvendin pas vendimit të Byrosë për të përjashtuar 10 ditë ish kryeministrin Berisha. Ndërkohë, Kuvendi shtyu deri në 31 korrik afatin për reformën territoriale e administrative në vend. Shtyrja e afatit u bë në mungesë të opozitës, me votat e shumicës. Nga të pranishmit vetëm deputeti Spartak Braho votoi kundër.

Arsimi profesional, Blushi: Vota ime, kundër copëtimit të sistemit arsimor!

 

“Një eksperiment të nxituar”, e ka cilësuar deputeti Ben Blushi reformën për arsimin profesional. Ai është shprehur se, do votojë kundër copëtimit të sistemit arsimor. “Nuk është rruga të çojmë një institucion në varësi të një institucioni tjetër për ta reformuar. Në qoftë se, shkojmë në këtë linjë shkollën se hoteleri turizmit pse mos ja japim ministrisë së turizmit. Unë jam kundër sepse arsimi është sistem unitar nuk mund të copëtohet. Arsimi profesional dhe formimi profesional nuk janë e njëjta gjë. Dyshoj se, Ministria e Mirëqenies Sociale mund ta bëjë këtë gjë sepse ka një axhendë me punë për të bërë. Është Ministria e Arsimit përgjegjëse në bazë të Kushtetutës për tu marrë me arsimin. Mendoj që është një eksperiment i nxituar që ndoshta edhe mund të japë rezultatet e duhura. Diplomat në Shqipëri i jep vetëm Ministria e Arsimit. Habia ime është se si Ministria e Arsimit mund të pajtohet me këtë gjë. Në momentin që Ministria e Arsimit po bën një reformë ne e demotivojmë me këtë. Do kërkoja që kjo gjë të rishikohej nëse jo vota ime s’mund të jetë pro për copëtimin e sistemit arsimor”,- u shpreh Ben Blushi.

STATUSI, VASILI: DUHET TË PËRVESHIM MËNGËT

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Petrit Vasili theksoi se, marrja e statusit kandidat është meritë e aleancës qeveritare. Sipas tij, Shqipëria ka ende punë për të kryer, dhe se duhet qeveria duhet të përvesh mëngët. “Përshëndesim këtë rrugë që po merr Shqipëria, e cila ka një trajektore për BE. Në këtë moment, duhet të përmendim dhe meriton qeveria e re. Ky është një sinjal që duhet të përveshim mëngët, pasi kënaqja me të djeshmen dhe shkujdesja për të tashmen do ishte një gabim. Ky është një proces i komplikuar dhe se ka nevojë për reforma të shumanshme. Këto janë reforma që inspirojnë optimizëm. Duhet t’i japim një sinjal Evropës se e kemi merituar dhe duhet t’ia tregojmë këtë, që më pas të hapen negociata”,-kështu u shpreh Vasili.

BALLA: HAPJES SË NEGOCIATAVE SI VËMË DOT DATË, FTOJMË OPOZITËN TË BASHKËPUNOJË

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla theksoi se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk mund ti vihet një datë. Balla i bëri thirrje opozitës që t’i bashkohet punimeve në Kuvend dhe të bashkëpunojë së bashku me maxhorancën.

DADE: STATUSI S’ËSHTË DEKORATË, S’KA PRIVATIZIM TË SUKSESIT

Pa asnjë mëdyshje shqiptarët kanë marrë një lajm të mirë. Nuk mund të jetë as një dekoratë as një privatizim i këtij suksese që është i vonuar. Dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan, KE, BE, PE dhe grupet që janë pro zgjerimit. Ata dhanë një mesazh të fuqishme që dera e BE mbetet e hapur.. Arritje në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Angazhimit për të krijuar një klimë të qëndrueshme në parlament. Ka krijuar hapësira për bashkëpunim”,- tha Dade.