Ben Blushi prezanton lëvizjen “Shqipëria mbi Partinë”

575
Berati do të jetë destinacioni i parë i deputetit Ben Blushi, i cili do të vijojë me turin e takimeve me socialistët ku do të flasë mbi situatën e PS dhe referendumin që u zhvillua në 9 prill. Socialisti do të shprehë idetë dhe pikëpamjet e tij për atë që ka ndodhur në këto muaj në Partinë Socialiste. Takimi i parë do të jetë tek Pallati i Kulturës në Berat, në orën 18:00. Blushi ka shpërndarë ftesat me logon “Shqipëria mbi partinë”, dhe së bashku me të pritet që në takimin me qytetarët do të jenë edhe deputetja Mimoza Hafizi, ish-deputeti Marko Bello dhe socialistë të tjerë. Gjatë takimit Blushi pritet të flasë mbi situatën e PS dhe referendumin që u zhvillua në 9 prill.
Sigal