Ben Blushi: Për një javë u prishëm me Maqedoninë, Greqinë dhe Tuqinë

419
Ben Blushi në një analizë të tij, ka marrë zhvillimet e fundit me fqinjët tanë.
Sipas tij, Shqipëria arriti që brenda një jave, të prishë marrëdhëniet me Maqedoninë, Greqinë dhe Turqinë.
“Ballkani është një vend nga ku duan të ikin të gjithë. Si çdo shtet ballkanik, edhe Shqipëria po kërkon të duket një shtet joballkanik. Megjithëse për t’i ikur kësaj damke e quajmë veten Europë Juglindore, sot jemi më shumë ballkanas se europianë juglindore. Sepse, sado të përpiqesh t’i ikësh një llagapi, kujtimit të emrit nuk i ikën dot. Megjithatë, vitet e fundit kemi pasur mundësi të bënim diferencën në Ballkan.
Dobësimi i shteteve përreth nesh për arsye të konflikteve etnike të hapura, të cenimit të demokracisë, të rënies ekonomike dhe acarimet që disa prej tyre kanë pasur me njëri-tjetrin, krijuan përshtypjen se Shqipëria mund të ishte ndryshe. Ajo arriti të shuajë deri diku paragjykimet historike që binin mbi të, garantoi rotacion normal pushteti, rritje ekonomike pozitive dhe largoi me kujdes bindjen se kërkon të ndryshojë kufijtë duke përfituar nga dobësimi i fqinjëve.
Kjo klimë dha frytet e veta. Anëtarësimi në NATO, pavarësia e Kosovës dhe marrja e statusit të vendit kandidat për BE, do ishin të pamundura në kushte të tjera. Nëse Shqipëria do ishte një vend agresiv me fqinjët, asnjë nga këto ngjarje nuk do ishte festuar, sepse nuk do kishin ndodhur siç nuk kanë ndodhur me të tjerët.
Maqedonia nuk është në NATO, Serbia humbi betejën për Kosovën, Greqia është zhytur në krizën e borxheve, çka ia ka krisur raportet me Europën.
Nga ky perceptim ndoshta Shqipëria përfitoi edhe më shumë nga sa mundej, duke fshehur dobësinë e saj të brendshme, konfliktin e ashpër politik, korrupsionin që helmon shtetin, polarizimin e frikshëm social, si dhe tendencat për krijimin e partive nacionaliste apo ekstremiste fetare”, shkruan Blushi për Panorama.
Sipas Blushit, sjellja e Shqipërisë “është një pengmarrje ndaj të dobëtëve, si në rastin e Maqedonisë, një hile me ata që s’mendojnë si ty, si në rastin e Greqisë dhe një përulje mashtruese ndaj të fortëve, si në rastin e Turqisë”, shkruan Blushi.
“Mjafton të shohësh përmasën e imoralitetit të aleancave tona partiake apo individuale dhe kupton se pse u sollëm kështu gjatë një jave. Dhunuam të dobëtin, kërcënuam të ndryshmin dhe mashtruam përkohësisht të fortin. Ky nuk është pragmatizëm. Ky është narcizëm. I gatuar me dhunë, i marinuar me hile dhe i paralajmëruar në fushatë me zile”, shprehet Blushi .
Blushi ndërkohë shkruan se qeveria shqiptare.
Sigal