Ben Blushi: Kush janë 4 krerët e partive që numërojnë votat në Shqipëri

438
Në emisionin e sotëm  “Studio e Hapur” , kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ndodhet përballë gazetarëve Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo.
Pas firmosjes së gazetarëve Vasili dhe Sulo për regjistrimin e LIBRA-s në zgjedhje, Blushi shtroi problemin se KQZ ka 1 muaj që nuk i kthen përgjigje pavarësisht mbledhjes së 5000 firmave, numrit të kërkuar për regjistrimin në zgjedhje.
Blushi: KQZ-ja ka 1 muaj që nuk na kthen përgjigje, duhet ta kishte regjistruar, nën zë thotë se do kthejë përgjigje në fund. Po i marrim për inventim këto firma.
Vangjeli: Kam vënë re betejën tuaj të parë serioze nën tutelën e LIBRA-s që ju e fituat. Ju shpikët një betejë dhe e fituat. Ende nuk është një betejë..ju komplimentoj për mënyrët si e nisni këtë punë..ju duhej kjo betejë. Ende nuk keni një vendim të KQZ-së
Blushi: KQZ tentoi të miratonte një akt normativ dhe parashikonte që KQZ të ndryshonte kodin zgjedhor duke zhvendosur afatet procuderiale të afateve të regjistrimit të partive në zgjedhje, që prekte LIBRA-n, ishte personalisht për ne. Na anullonte mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhje. Bëmë një betejë publike më të dhe akti nuk kaloi se duheshin 5 vota nga 7 anëtarë. Por prapë KQZ-ja nuk i është përgjigjur kërkesës sonë për të marrë pjesë në zgjedhje. Nën zë, përfaqësues të KQZ-së të shumicës kanë thënë se ua tregojmë LIBRA-s ditën e fundit, që është 18 prilli. S’mund të presim deri atë datë.
Vangjeli: Ju jeni parti e re, dhe identiteti juaj krijohet nëpërmjet kontrastit. Blushi është mjaftueshëm i fortë për të marrë firmat. Nuk ndihet shumë mungesa e opozitës kur je ti atje. Gati 20 ditë që opozita ka krijuar një parlament alternative. Ka lënë bosh vendin për të cilin është votuar në qershorin e katër viteve më parë. Kjo ka krijuar një pamje të re të parlamentit. Shohim ndeshje të një shumice dhe një kryetari të partie të re.
Blushi: Është një anomali që opozita nuk shkon në parlament. Duhet ta kishim kapërcyer. Bojkotet po kthehen në ciklike. Sistemi nuk funksionon. Në aspektin personal nuk më jep kënaqësi, sepse kam 3 vite që jam aktiv në parlament. Flas për çdo gjë për korrupsionin, kanabisin, shëndetësinë.
Sigal