Ben Blushi: Kryeministri u përdor në fushatën presidenciale të SHBA, si njeri i marrë me qira, pasoja për vendin

461
SHBA dhe NATO i kanë kërkuar Shqipërisë, të mos votojë një rezolutë që është kundër interesit amerikan, por Rama e ka votuar 
Rama u fut në garën presidenciale në Amerikë si një njeri i marrë me qira. këtë e kam thënë dhe në parlament. Pra, u mor dhe u vetëdha me qira nga një palë kundër palës tjetër, për çfarë?… Sepse sigurisht që një shtet i vogël si Shqipëria me 3 milionë banorë nuk mund të ndikojë dot në votën e 300 milionë amerikanëve, ajo është si një pikë uji që tenton të përmbysë një gotë ose një kazan. Por zoti Rama u mor me qira nga një palë për të krijuar në SHBA një përshtypje sikur në Evropë Donald Trump ëhstë i padëshiruar dhe nga të gjithë kryeministrat e Evropës doli vetëm ky, duke treguar që është më mendjelehti dhe që është një njeri që merret me qira. Kjo është e vërtetë. Me aq sa e njoh, nuk është se ka guxim që të cenojë raportet shqiptaro amerikane. Megjithatë realisht të gjithë jemi në pritje, përfshirë këtu dhe zotin Rama, për të parë se çfarë do të jetë administrata Trump, si do përfaqësohet në Tiranë, çfarë ndryshimi do të kenë politikat e kësaj administrate në raportet me Ballkanin dhe, sigurisht, zoti Rama ju detyrohet shqiptarëve një ndjesë, qoftë edhe për faktin, se siç kam thënë në parlament dhe e përsëris, duke e personalizuar totalisht politikën e jashtme, personalizojë raportet me SHBA-të, sepse deklarata e tij ishte personale. Një kryeministër nuk ka të drejtë të flasë ashtu, zoti Rama ka folur në mënyrë personale duke abuzuar me postin e kryeministrit. Pra e personalizuar në përgjithësi diplomacinë. Ky është rasti që thashë, rast konkret është rasti klasik i zotit Rama me Serbinë. Unë e kam thënë që ka sheqerosur pa shkak themelor raportet me Serbinë dhe ka helmuar raportet me Greqinë edhe këto për arsye personale. A ke parë kryeministër që ta bëjë politikën e jashtme me Greqinë shtet aleat, anëtar i NATO-s, anëtar i BE-së, pavarësisht cinizmit në disa raste apo naivitetit të politikës greke, që lexon keq shumë gjëra që ndodhin në Shqipëri. SHBA dhe NATO, i kanë kërkuar Shqipërisë që të mos votojë një rezolutë, e cila është kundër interesit amerikan. Në tetor zoti Rama nuk e ka votuar dhe më 26 dhjetor ditën kur është certifikuar rezultati për Donald Trump, ka votuar pro kësaj rezolute duke dalë kundër vendeve të NATO-s dhe, në mënyrë të veçantë, kundër shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu tashmë është e qartë se dy kolonat e politikës së jashtme amerikane, Irani dhe Kina janë problemi i saj kryesor. Pas fitores së Donald Trump, zoti Rama për herë të parë ka dërguar ministrin e Jashtëm në Iran, e cila flet për një bashkëpunim ekonomik dhe vetë ka qenë në Singapor, ditën e inaugurimit duke orientuar ekonominë sipas tij drejt Azisë. Pyetjes nëse, Edi Rama e ka zhvendosur përfundimisht Amerikën si aleate të Shqipërisë. D.m.th në qoftë se ne jemi në pritje të Donald Trump, i cili ende nuk ka dhënë asnjë konkluzion, se çfarë do të bëjë, zoti Rama duket, se e ka marrë këtë vendim, nuk është më Amerika aleatja e madhe?, deputeti Blushi iu përgjigj: Unë nuk besoj se zoti Rama e ka këtë guxim të ndryshojë raportin strategjik që ka Shqipëria me SHBA-të. Nuk e ka këtë guxim dhe unë kam arsye të besoj, se është kaq frikacak, sa mos e bëjë këtë gjë. Sigurisht që në zgjedhjen e Donald Trump, ai ka bërë një gafë, për të cilën sigurisht çdo politikan normal do të kishte kërkuar ndjesë të paktën, ka bërë një gafë duke e cilësuar Trumpin si turpin e civilizimit dhe si një njeri që do të bllokojë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.
Sigal