Deputeti Ben Blushi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka personalizuar diplomacinë duke sjellë dhe dobësimin e rolit të Shqipërisë në rajon. Në replikë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha, se politika e jashtme po tentohet të përdoret në funksion të politikës së brendshme. ndërsa Ben Blushi, ka akuzuar se “Kemi sheqerosur marrëdhëniet me Serbinë, kemi helmuar marrëdhëniet me Greqinë. Jemi kaotikë në marrëdhëniet me Maqedoninë, dhe kemi luajtur një ruletë ruse në raportet me SHBA, ministri Bushati reagoi me këtë deklaratë: “Të thuash që Edi Rama sheqerosi marrëdhëniet me serbët në kurriz të Kosovës më e pakta që mund të them është e pavërtetë. Normalizimi i marrëdhënieve Shqipëri-Serbi varet dhe nga ecuria e marrëdhënieve Kosovë -Serbi, që në gjykimin tonë do të duhej të përfundonte me procesin e pajtimit mes Kosovës e Serbisë, që në finale do të sillte njohjen e ndërsjellë. Shqipëria e ka mbajtur këtë pozicion dhe ka kontribuar për stabilitetin në rajon dhe ka inkurajuar jo thjesht Kosovën për të ardhmen rreth këtij qëndrimi.