Ben Blushi: Katastrofë te “Pallati i Kongreseve”, do dështojë edhe faza e dytë e negocimit

70
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi i ftuar në studion e News24 në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ka komentuar atë që ndodhi sot mes negociatorëve të BE dhe palëve politike në vendin tonë.
Ata zhvilluan takime të njëpasnjëshme, por pa rezultat. Blushi tha se do të dështojë edhe faza e dytë e negociatorëve, dhe se nuk do të ketë zgjidhje të krizës.
Sipas tij, është qesharake dhe katastrofë, që palët shkuan te “Pallati i Kongreseve” dhe qëndruan në dhoma të ndryshme.
“Do dështojë dhe faza e dytë e negocimit. Deri nesër në mëngjes nuk zgjidhjet kjo krizë. Palët nuk janë takuar, kanë shkuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe kanë qëndruar në dhoma të ndara. Nuk ka pasur bisedë palësh, sa qesharake është. Këto janë palë që mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve. Katastrofë që njëri qëndroi në një dhomë dhe tjetri në dhomën tjetër. Nuk janë takuar palët. Kjo lojë e shpifur politike nuk do të marrë pjesë as më 18 qershor, as më tej për ca vite”, tha Blushi.