Ben Blushi: Ja pse dështoi Samiti i Diasporës i organizuar nga Qeveria

429
Sigal

Deputeti Ben
Blushi thotë, se Samiti i Diasporës në Tiranë, i organizuar nga Qeveria ishte
një dështim. Sipas Blushit arsyeja e dështimit është, se emigrantëve shqiptarë
nëpër botë nuk iu sigurua e drejta e votës. Në një status në Facebook, deputeti
Blushi shprehet, se në 3 vite ekzistonte mundësia që emigrantët shqiptarë të
regjistroheshin dhe të votonin elektronikisht. Por, arsyet që u dhanë nga
qeveria për mosrealizimin e këtij premtimi të Edi Ramës ishin thjesht alibi,
shkruan  Ben Blushi. “Samiti i Diasporës
dështoi t’i sigurojë shqiptarëve në emigracion të drejtën e votës. Arsyeja që u
dha nga qeveria është vetëm alibi e shëmtuar. Tre vjet mjaftonin për regjistrimin
e tyre dhe votimin elektronik.  Diaspora
duhet të ketë jo vetëm të drejtën e votës, por edhe të përfaqësimit në kuvend,
në kushtet kur 40 përqind prej nesh jetojnë në emigracion. LIBRA do luftojë që
kjo e drejtë të kthehet në normë”, deklaron deputeti Ben Blushi.