Ben Blushi-deputetëve: Firmosni amendamentin, t’ia ‘japim’ presidentin popullit

413
Deputeti socialist, Ben Blushi, po flet në seancën e sotme plenare për nismën e nisur për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Blushi ka falënderuar 10 deputetët që kanë firmosur këtë nismë, duke thënë që populli ka filtra më të mira ëpr të zgjedhur dikë që nuk është mediokër dhe i paaftë. Deputeti është treguar tepër i ashpër në fjalën e tij, teksa ka thënë se nëse nisma nuk miratohet, në zgjedhjet e ardshme do të zgjidhet një person i paaftë. 
“Përshëndes 10 deputetët që iu bashkuan nismës për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Shumica e vendeve perëndimore e zgjedhin Presidentin nga populli. Me ndryshimet kushtetuese nuk ka asnjë arsye që të mos preken dhe kompetencat e Presidentit. Partitë politike nuk e duan këtë nismë, pasi duan të bëjnë pazare. Si ka mundësi që ky parlament të votojë që kryeprokurori të zgjidhet me 84 vota dhe Presidenti me 74? Ky është një absurd që nuk po mbaron. Kjo tregon sa respekt kanë partitë në këtë parlament për Presidentin e Republikës. Nëse kjo nismë nuk miratohet dihet çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardshme, do të zgjidhet një i paaftë. Populli ka filtra më të mira se ky parlament për të zgjedhur dikë që nuk është mediokër, i paaftë. Iu bëj thirrje të gjithë kolegëve të majtë e të djathtë ta firmosim këtë amendament, t’ia japim Presidentin popullit”, ka thënë Blushi në foltoren e Kuvendit. 
Sigal