Bello: Shqipëria po prodhon më shumë skandale, se sa mund të përballojë!

496
Ish-deputeti socialist, Marko Bello, ka reaguar me një status të ashpër në rrjetin social Facebook pas situatës së krijuar në vend. Ish-deputeti është treguar tepër kritikë, duke thënë se Shqipëria po prodhon më shumë skandale se ç’mund të përballojë. Sipas tij, skandalet janë aq të shpeshta saqë shprehja popullore “mrekullia zgjat vetëm 3 ditë” duket e tejkaluar dhe vjetëruar. 


 “U bene disa vjet qe Shqiperia po ballafaqohet me skandale pas skandalesh: Gerdeci, 21 janari, korrupsioni ne te gjitha poret e vendit, krimi qe kontrollon politiken dhe ekonomine, ndersa dhuna po shperthen kudo e perdite. Aq te shpeshta dhe intensive jane skandalet, saqe shprehja popullore se “mrekullia zgjat vetem 3 dite”, po duket e tejkaluar dhe vjeteruar. Dikur kryeministri britanik Winston Curcill kishte deklaruar se Ballkani prodhon me shume histori sec mund te konsumoje. Ndersa sot, Shqiperia prodhon me siguri shume me teper skandale sesa ajo mund te perballoje”, shkruan Bello .
Sigal