Belind Këlliçi: Urimet më të mira për të rinjtë e PS në këtë përvjetor

500
Sot, të rinjtë socialistë janë të thirrur në nevojën historike për tu maturuar e për të dhënë sinjale të forta se kanë tjetër model nga ai që predikon të kundërtën e asaj që bën. Të tregojnë sot, se modeli i tyre nuk është inkriminimi masiv e korrupsioni i shtrirë masivisht.
Nuk ka si të jetë ndotur ideali i të rinjve socialitë nga këto vite të mbrapshta që kanë injektuar me dhunë modelin e arrivizmit, e pasurimit të shpejtë, e kacavjerrjes në poste, duke shkelur mbi parime e normat morale.
S’mund të jetë për ta model, kapja e forumit, për të kapur traun e doganës, e për të kapur karrigen e ministrit e kryetarit të bashkisë, thjesht e vetëm për para e pushtet.
Të rinjtë socialiste duhet t’ia mbërrijnë sa më shpejt ditës, për tu bërë diga e ndërgjegjes së prishur nga shefi i tyre, të ngrenë zërin për vendin e të ardhmen e tij, e jo të kthehen në dekor sallash që mbushen me urdhër. Unë e di që ka ende shpresë, se ka mes të rinjve socialistë shumë syresh që janë gati të marrin në dorë fatet e forcës së tyre politike, jo duke rendur pas intrigave të ulëta e përkuljes me çdo kosto, por duke ndjekur standarde europiane.
Sigal