Belind Këlliçi: Largimi i 300 mijë shqiptarëve, sukses i Ramës

703
Kreu i FRPD fton të rinjtë e FRESSH në protestë: Partitë i kemi veç, Shqipërinë e kemi bashkë
Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se Edi Rama mbajti një fjalim qesharak para të rinjve të PS. Sipas Këlliçit, ëndrra e të rinjve tashmë është të largohen nga Shqipëria. Rama ka model suksesi Sajmir Tahirin si drejtues trafiku ndërkombëtar dhe Elisa Spiriopalin zonjën e 5 milionë eurove. 70 % e të rinjve në atë sallë duan të ikin nga Shqipëria ndërsa i vetmi model që Rama ofron është ai i trafikut të drogës. Këlliçi tha se i vetmi bilanc i Ramës është largimi i mëse 300 mijë shqiptarëve nga vendi, me gjysmën e shqiptarëve që s’kanë mundësi të paguajnë as dritat dhe me të rinj që s’mund të ndjekin studimet për shkak të tarifave të larta.

“Rama në botën e çudirave dhe rinia që po ikën nga sytë këmbët”, kështu e ka cilësuar kreu i FRPD Belind Këlliçi gjendjen se si po ndodhet Shqipëria. Këlliçi u shpreh se në 26 vjetorin e themelimit te FRESSH Edi Rama mbajti një nga ato fjalimet e tij patetike, ku foli për gjithçka dhe për asgjë. “Shau e mallkoi si ato plakat e trishtuara që mosha u iku dhe nuk i ka mbetur më asgjë për të treguar. Mbi 70% e të rinjve në atë sallë dhe në mbarë vendin sot kanë një ëndërr, të ikin nga Shqipëria dhe kjo plotësisht për “meritë” të Edi Ramës. Edi Rama ka si model suksesi ata, të cilët asnjë prind shqiptar nuk do t’i dëshironte kurrë për fëmijën e tij, modelin e trafikantëve të drogës dhe femrave, modelin e përdhunuesve, modelin e hajdutëve. Modeli i suksesit i Ramës është Tahiri si drejtues i suksesshëm i trafikut ndërkombëtar të drogës dhe zonja 5 milionë euro, Elisa Spiropali dora vetë. Edi Rama ka një model unik demokracie, i cili bazohet në shitblerje votash. Edi Rama ka një model qeverisjeje. Ai është burgu për të pamundurit, njerëzit në nevojë, ata qe s’kanë asnjë mundësi të paguajnë drita dhe ujë. Edi Rama sot ka një bilanc!”

Këlliçi bëri bilancin momental të frikshëm në Shqipëri. “10% e fëmijëve te Tiranës ushqehen vetëm një herë në ditë. 300 mijë shqiptarë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. 300 mijë shqiptarë kanë emigruar në këto 5 vite. 49% e shqiptareve s’paguajnë dot faturën e dritave dhe ujit. Në nivele alarmante është përmasa e përdorimit të kokainës dhe konsumatorët janë kryesisht të rinj. Shqipëria renditet e para me 2.5%, e ndjekur nga SHBA me një prevalence prej 2.3%”, theksoi kryetari i FRPD. 
Duke iu referuar studentëve, Këlliçi u shpreh se: “Mijëra të rinj nuk vazhdojnë dot studimet e larta për shkak të pamundësisë ekonomike dhe tarifave te rritura”. Nuk mund të mos ndalonte tek ‘shëndetësia falas’ një nga rastet që trumbeton më shumë Rilindja. “E së fundmi për t’u ndalur tek shëndetësia falas, mashtrimi më i madh dhe tallja më e madhe për çdo të sëmurë. Sot Edi Rama i ktheu përgjigje mësuese Valbonës, e cila, nëse s’do ta ngrinte zërin dje, jam i bindur se s’do merrte përgjigje asnjëherë për shqetësimin jetik të saj dhe qindra grave, motrave, nënave të tjera që fati i keq i përball me sfidën e jetës. Jeta nuk mbrohet, as me fjalë të bukura, as me batuta e humor. Nëse qeveria do akordonte një fond te mjaftueshëm për Herceptina për çdo te sëmurë, do t’i duheshin 12 milionë euro në vit. Ndërkohë që Edi Rama harxhon vetëm për luksin e tij dhe palmat, minimumi 50 milionë euro çdo vit. Më pak luks për Edi Ramen, do të thotë më shumë shpresë për të jetuar për të sëmurët”, tha Këlliçi.
Bandat dhe hajdutët ishte një nga pikat ku u ndal më tej Belind Këlliçi, i cili theksoi se: “Ky është realiteti i hidhur me të cilin sot përballet çdo shqiptar e, veçanërisht, çdo i ri që edhe pse shkëlqen në studime, vendin e tij të punës e zënë ata që në CV kanë dënime si trafikantë, hajdutë apo profesionistë si Elisa e doganave. E në fund për të ardhur tek drejtësia. Kush kishte iluzionin me të vogël se Rama donte drejtësi të pavarur, sot ka prova të mjaftueshme që “viktima” e parë e drejtësisë së pavarur do duhej të ishte vetë, Edi Rama. Sot s’ka asnjë të ri në këtë vend me njohuritë minimale në fushën e së drejtës, që nuk e kupton, se si Edi Rama po bën gjithçka për të penguar zbatimin reformës në drejtësi, se si sot Edi Rama ka pushtuar prokurorinë e përgjithshme, se si vettingu ishte thjesht propagandë, se në të parin rast për ta zbatuar Edi Rama e refuzoi përdhunshëm. Të nderuar të rinj të FRESSH, partitë i kemi veç, por Shqipërinë e kemi bashke! Duke ju uruar për përvjetorin e organizatës suaj rinore, ju ftoj të bashkohemi me 27 janar në protestë, për Shqipërinë që duam e meritojmë, ku vlerësohen vlerat dhe jo antivlerat, për një drejtësi të vërtetë, për punë dhe mirëqenie!”, mbylli fjalën e tij duke ftuar edhe të rinjtë e PS t’u bashkohen protestave, pasi edhe ata vuajnë, por që partia bën t’u mbyllet goja. 
Të nderuar të rinj të FRESSH, partitë i kemi veç, por Shqipërinë e kemi bashke. Duke ju uruar për përvjetorin e organizatës suaj rinore, ju ftoj të bashkohemi me 27 janar në protestë, për Shqipërinë që duam e meritojmë, ku vlerësohen vlerat dhe jo antivlerat, për një drejtësi të vërtetë, për punë dhe mirëqenie”, mbylli fjalën e tij, duke ftuar edhe të rinjtë e PS t’u bashkohen protestave’ pasi edhe ata vuajnë’ por që partia bën t’u mbyllet goja. 
Sigal