Bejdo Malo: Ja pse kandidatura e Aurel Bylykbashit për kryetar bashkie në Elbasan e tmerron Taulant Ballën

886
Sigal

Pse e tmerron Taulant Ballen kadidatura për kryetar bashkie e Aurrel Bylybashit

Vetëm Aurrel Bylybashi kryetari i PD së Elbasanit të mos jetë kandidat  për kryetar bashkie i këtij qyteti. Kjo është deklarata që bën Taulant Balla në çdo takim në qyetin e Elbasanit. E ka përsëritur shumë herë. PD duket se e ka saktësuar se njeriu i duhur për të marrë në dorë Bashkinë e Elbasanit të marrë peng nga Qazim Sejdini dhe kompani është Aurrel Bylybashi. Një figurë shumë e konsoliduar politike njeri serioz që ka lindur dhe është rritur në këtë qytet  dhe gëzon një respekt të madh. Nisur nga ajo që përfaqëson zoti Bylybashi dhe nga testimet që ka bërë Taulant Balla dhe deputetët e tjerë socialistë Bylybashi është fitues. Taulant Balla është ndër të parët që i ka prerë marrëdhëniet me Qazim Sejdinin se i ka shkaktur shumë probleme dhe kërkon që të vendosë Elvis Kushin kandidate. Por përballë kujdo tjetër, thotë Taulanti Kushi fiton, vetëm Aurreli të mos jetë.  Pse e tmerron emri i Aurrel Bylybshit? Edhe pse Taulant Ballën klanet brenda PS e dogjën për Ministër të Brendshëm,  post që ai e quante të arrirrë, përsëri nuk heq dorë duke kontrollur në imtësi çdo punë të Elbasanit. Balla ja ka kaluar Koço Kokëdhimës 100 herë, të cilin e akuzonin kot si Veziri i Jugut. Ai është padron i padiskutueshëm i Elbasanit. Pasi asgjësoi Ben Blushin dhe e nxorri në pension të përkohëshëm Balla zotëroi 100 për qind çdo aset njerëzor politik dhe ekzekutiv të Elbasanit. Rama i la dorë të lirë dhe Balla Elbasanin e ka kthyer në një qark gati islamik, ku lulëzojnë  me qindra xhami, që s’kanë lidhje me besimin mysliman, por janë çerdhe që çojnë vetëm besimtarë naive në drejtim të gabuar. Po nuk mbaron këtu. Elbasani siç është tmerri i Xhafës dhe askush nuk guxon që të ndëshkojë asnjë të inkriminuar. Garant të gjitha punët e liga të Elbasanit kanë Taulant Ballën. Duke e ditur se sa thellë ka shkuar Balla në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd ka frikë se mos humbasë bashkitë, që realisht i dalin të humbura. Balla me dhëmbët e fildishtë, që i duket sikur qesh më mirë se të gjithë socialistët e Shqipërisë i është mbushur mendja se do të bëhet Ministër i Brendshëm dhe shkon më larg duke synuar lidershipin e PS. Por shyqyr e e kuptoi Fatmir Xhafa dhe atë që i bëri Rama pak kohë më parë për ta sfumuar me vëllanë, ja bëri Taulant Ballës.  Balla, që është bërë sulltan i Elbasanit tmerrohet nga humbja e pushtetit. Me ato që ka bërë është në buzë të humnerës. Të gjithë në PS duan t’i japin një ditë që të bjerë tamam.

Duke parë veten të izoluar ai zgërdhihet nga sikleti dhe tmerrin e shikon tek opozita. Por rrethi i është ngushtuar shumë. Pasi PS dhe Tirana është një industri shumë e sofistikuar që kockat e Taulant Ballës ngjajnë si prej allçie. Si mund ta pranojë Gramos Ruçi që shpenzoi enegji pa fund për të fundosur Kokëdhimën të ketë rrezik Taulant Ballën. Ngjarjet kanë evulaur shumë. Po ashtu dhe shumë të mashtruar nga Balla në Qarkun e Elbasanit janë një fajtor tjetër. Në këtë kushte ai s’lë gjë pa thënë për Aurel Bylybashin. Tmerrohet. Elvis Kushi, e cila e di se është kandidate ka bërë lufting, që s’ja fshehin dot televizionet,  i lutet Ballës që vetëm Aurrel Bylybashi tË mos jetë kandidat. Beteja sa ka filluar. Bylybashi një nikoqir i mirë i Elbasanit ka mbajtur shënim çdo bëmë të Ballës. Me detaje dhe hollësi. Kjo e tërbon Ballën, ndaj tmerrohet. Sepse do dalin në shesh tërë të palarat. Sot Taulant Balla është një krizë e PS-së, por në këtë dite arriti, pasi u bë një krizë totale e Elbasanit.