BE&Euralius: Gjyqtarët që largohen dhe politikanët që hetohen

448
Është ndalur në qytetin e Vlorës konsultimi publik për paketën e ndryshimeve kushtetuese, në kuadër të Reformës në Drejtësi. Në këtë tryezë të zhvilluar në Universitetin “Ismail Qemali”, të pranishëm ishin Richard Reger, Ekspert Ndërkombëtar i Misionit Euralius, Jan Rudolph Kryetar i Sektorit Ekonomik dhe Politik në BE, Sokol Sadushi Bashkëkryetar i Grupit të Punës për Ndryshimet Kushtetuese, si dhe Arben Rakipi Ekspert i Nivelit të lartë në Grupin e Punës për Drejtësinë Penale. Të ftuar në këtë konsultim ishin pedagogë dhe studentë të Universitetit të Vlorës si dhe anëtarë të botës akademike. Richard Reger i njohu të pranishmit me të gjithë procesin në të cilin ka kaluar deri më tani Reforma në Drejtësi, duke theksuar se ky draft nuk është përfundimtari dhe se çdo koment, sugjerim i vlefshëm do të pasqyrohet në ndryshimet e tij. Ndërsa z. Jan Rudolph vuri theksin edhe njëherë tek rëndësia e madhe që ka kjo reformë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. “Nevoja për reformën ishte kushti kryesor që të hapen negociatat. Unë besoj që profesorët, akademikët, studentët mund të luajnë një rol kyç edhe për rritjen e ndërgjegjësimit për ato çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përmbushur kushtet. Nëpërmjet kërkimit shkencor, por edhe publikimeve, bota shkencore mund të orientojë por edhe të ndryshojë dogma ideologjike. Bota akademike mund të ndihmojë që të krijohet një masë kritike e atyre që mendojnë me përgjegjshmëri. Të rinjtë, studentët janë të rëndësishëm në këtë proces pasi janë e ardhmja. Ju do të jeni ata që një ditë në të ardhmen do punoni në institucionet e vendit tuaj, po pse jo dhe ato të Bashkimit Europian, ndaj duhet ta bëni atë punë që ju jepet me integritet”, deklaroi ai. Rudolph theksoi se “ne do bëjmë të pamundurën që kjo reformë ta sjellë në nivelin e duhur sistemin e drejtësisë. Duke folur për Raportin është theksuar se kjo reformë është kyçi për hapjen e negociatave. Shqipëria ka nevojë të tregojë stabilitet, vendosmëri, transparencë në reformat e ndërmarra”. Duke u ndalur te reforma, ai vuri në dukje se “këto drafte që janë përgatitur janë pjesë e kësaj Reforme, e cila është më e madhja e bërë deri tani dhe ne besojmë që do jetë më e madhja dhe më e rëndësishmja që pas rënies së diktaturës”. “Këtë duhet të arrijë reforma, besimin e shqiptarëve dhe partnerëve tek drejtësia. Kjo është detyra më e madhe e kësaj reforme. Duhet të sigurojë që të ketë një gjyqësor që ta bëjë të pamundur të ketë këtë korrupsion. Të arrihet fakti që një prokuror ta ketë të pamundur të mos hetojë një çështje sepse është i korruptuar, apo sepse mund të blihet. Duhet të sigurojë një ndarje të plotë të pushteteve dhe kontrollit të gjyqësorit. Pavarësi të plotë duhet të ketë dhe Prokuroria, të mos ketë ndikime sidomos në rastet e hetimit të krimit të organizuar. Nuk duam të shohim në sistem njerëz të korruptuar, si dhe një sistem të mosndëshkueshmërisë. Nga ana tjetër duhet respektuar edhe puna e atyre që e kryejnë me dinjitet”- përfundoi Rudolph. Më pas eksperti i nivelit të lartë, z. Arben Rakipi, prezantoi draftin e ndryshimeve të drejtësisë penale, duke u ndalur më gjatë në mënyrën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm si dhe funksionimin e Prokurorisë. Ndërkohë që z. Sokol Sadushi bëri një prezantim më të gjerë të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Të pranishmëve pas prezantimeve iu la hapësira për të drejtuar pyetjet e tyre, ku duhet theksuar se interesi ishte tejet i lartë. Nuk munguan as sugjerimet konkrete të nivelit teknik, të cilat u vlerësuan edhe nga ekspertët. Në përfundim të takimit të pranishmëve, si në çdo konsultim tjetër publik, i’u kërkua që sugjerimet e tyre edhe më të zgjeruara ti dërgojnë në faqen online të Reformës në Drejtësi, www.reformanedrejtesi.al, apo edhe kontakteve të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën. 
Kushtetuesja rrëzon dekriminalizimin e prostitucionit
Gjykata ka rrëzuar kërkesën për të dekriminalizuar prostitucionin. Në një vendim të saj ajo ka lënë në fuqi faktin që “Ushtrimi i prostitucionit konsiderohet krim”. Kushtetuesja ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën për dekriminalizim të nenit 113, paragrafi pare. Kërkesa ishte bere nga gjykata larte për shfuqizim. Referuar nenit 113 të kodit penal si personi që ushtron prostitucion si personi që përfiton favour seksuale dënohen me gjobë deri në tre vite burgim. Sipas argumentave të gjykatës kushtetuese referuar argumentin 36 thuhet se “asnjë nga palët në gjykim nuk paraqiti të dhëna për të argumentuar se viktimat e prostitucionit mbrohen më mirë me dekriminalizimin e kësaj vepre penale ose me përcaktimin e kësaj vepre si kundërvajtje administrative’’. Në të njëjtin arsyetim kushtetuesja shprehet se i takon gjykatave të shkallës së parë të japin masën e dënimit midis gjobës dhe burgimit kur ato japin një vendim bazuar mbi personat e shfrytëzuar për prostitucion. Pretendimeve se ky nen cënon barazin gjinore në argumentin 28 gjykata kushtetuese teksa rrëzon kërkesën shpjegon se ‘’neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj. Për më tepër, dispozita dënon subjektet, kategorinë e meshkujve/femrave që ushtrojnë prostitucion me vullnet të lirë”. Kërkesa e Gjykatës së Lartë për dekriminalizimin e nenit 113 të kodit penal për veprat penale që lidhen me prostitucionin u shqyrtua në seancën e 23 Prillit në Kushtetuese e cila me vendimin e saj lë në fuqi dënimin si për femrat e shfrytëzuara si për përfituesit e favoreve seksuale.
Sigal