BE të hetojë milionat e shpërdoruara/ Sukseset imagjinare të Cavaleras, shqiptarët duhet të dinë ku kanë përfunduar paratë që kapën drejtësinë

419
Sigal

Gazetari Neritan Sejamini: Zonja Cavaleras, je skandaloze dhe e papërgjegjshme

Gazetari Neritan Sejamini ka reaguar përmes një statusi në faqen e tij në facebook pas prononcimit të Genovefa Cavelaras shefe ONM për reformën në drejtësi.

Neritan Sejamini: Deklarata e Genovefa Cavaleras, një burokrate e nivelit të ulët të BE-së, e cila justifikon që nuk ka probleme që vonohet drejtësia për dhjetëra mijëra shqiptarë, se mungesa e “Gjykatës së Lartë është një çmim që duhet paguar” prej tyre, është një deklaratë skandaloze, e papranueshme, dhunim i hapur i të drejtave themelore të njeriut, dhunim i demokracisë dhe standardeve themelore të BE-së.

Cavalera është gjithashtu përgjegjëse direkt për gjendjen ku jemi, sepse kjo reformë mediokre u hartua dhe u mbrojt prej ekipit të saj, të cilët ishin aq të paaftë sa as nuk menduan e parashikuan pasojat shkatërruese të zbatimit në praktikë të propozimeve të tyre mediokre për reformë.

Deklarata e sotme e Cavaleres duhet dënuar me termat më të ashpër. Ndërkohë, i duhet kërkuar, Presidentit të BE-së dhe Presidentit të Komisionit Evropian të distancohen menjëherë nga qëndrime të tilla të papërgjegjshme, të cilat inkurajojnë dhe justifikojnë shkatërrimin e sistemit të drejtësisë, duke i sjellë dëme të mëdha shqiptarëve dhe Shqipërisë.