Sigal

Bashkimi Europian dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje mbi menaxhimin e kufijve. Marrëveshja e arritur mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe agjencisë kufitare të BE Frontex është e para e nënshkruar me një vend të tretë.

Komisioneri evropian i ngarkuar me migrimin, punët e brendshme dhe shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, e quajti atë një ”moment historik në bashkëpunimin e jashtëm të BE në menaxhimin e kufijve”.

“Shpresoj se do të hapë rrugën për më shumë bashkëpunim me të gjithë rajonin e Ballkanit”-tha Avramopoulos, duke nënshkruar marrëveshjen me ministrin e brendshëm austriak dhe presidentin e Këshillit të BE-së, Herbert Kick dhe ministrin e Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj.

Frontex për të koordinuar bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë Marrëveshja do të lejojë Frontex të koordinojë shtetet anëtare dhe Shqipërinë në menaxhimin e kufijve. Agjencia gjithashtu do të jetë në gjendje të ndërhyjë në kufijtë e jashtëm që përfshijnë një ose më shumë shtete anëtare të BE dhe Shqipëri dhe kjo mund të përfshijë ndërhyrjen në territorin shqiptar, në marrëveshje me autoritetet lokale.

Marrëveshja u nënshkrua në periferi të samitit midis BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar në Tiranë me ministrat e brendshëm të gjashtë vendeve në rajon. Marrëveshja tani ka nevojë për një dritë jeshile nga Parlamenti Evropian për t’u bërë operacional.