BE rrëzon ‘Qeverinë Rama’/ Nuk hapen negociatat për Shqipërinë…

143
Dha gjithçka që mundi që të merrte një lajm të mirë sot, por Bashkimi Europian në strategjinë e zgjerimit të zbardhur nga mediat ndërkombëtare ka rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Për të paktën 10 vitet e ardhshme, dyert e Shqipërisë janë mbyllur. Hapja e negociatave duket se është larg.
E kjo vetëm për meritë të Edi Ramës dhe qeverisë që ai drejton. Korrupsioni galopant, kapja e drejtësisë, krimi, lidhjet e qeverisë së Edi Ramës me drogën, janë argumentet që po e lënë Shqipërinë në bishtin e vendeve të Ballkanit për hapjen e negociatave për integrim.
‘Politikanët e të gjashtë vendeve – Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – duhet të marrin më shumë seriozitet vendosjen e sundimit të ligjit, luftën e korrupsionit, goditjen e krimit të organizuar, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe ndërmarrjen e një sërë ndryshimesh të tjera demokratike’, thuhet në dokumentin e zgjerimit të BE-së.
‘Bashkimi me BE është shumë më tepër se një proces teknik. Kjo është një zgjedhje e bazuar në vlerat themelore, të cilat çdo vend duhet të përqafojë më aktivisht, nga politikat e tyre të jashtme dhe rajonale deri në atë që fëmijët të mësojnë në shkollë’, thotë strategjia e re, e marrë nga POLITICO përpara miratimit nga Komisioni të martën.
‘Vendet e Ballkanit Perëndimor tani kanë një dritare historike të mundësisë për të lidhur në mënyrë të vendosur dhe pa ekuivoke të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Ata do të duhet të veprojnë me vendosmëri “, thotë strategjia, që do të publikohet nga shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerimin.