BE – Ramës: Negociatat, pas zbatimit të Reformës në Drejtësi

417
Sigal

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin tha në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë se hapja e negociatave do të bëhet pas zbatimit të reformës në Drejtësi.

“Shqipëria ka bërë progres vendimtar në axhendën e reformës. Në dritën e këtij progresi komisioni rekomandon çeljen e negociatave në varësi të reformës në drejtësi. Shqipëria e meriton këtë rekomandim, por ka dy gjëra të rëndësishme: së pari, zbatimi i paketës së reformës dhe ne veçanti vettingu; së dyti, presim progres për plotësimin e 5 rekomandimeve kyçe”, tha Vlahutin.

Sipas saj “sivjet kemi pasur progres në 90% të çështjeve, në 5 kapituj nuk ka pasur progres dhe nuk ka pasur hapa mbrapa në asnjë prej kapitujve. Këtë gjë e vlerësojmë së tepërmi. Sa i përket kanabisit pritet të ketë një veprim parandalues më të plotë”.