BE-qeverisë: Kujdes nga rreziqet e koncesioneve dhe borxhet e bashkive

468
Bashkimi Europian në kuadër të publikimit të Programit të Reformave Ekonomike për vendet kandidate, ndër to dhe vendi ynë, i ka bërë thirrje qeverisë të jetë e kujdesshme lidhur me rreziqet që vijnë nga PPP. BE-ja i ka rekomanduar qeverisë të jetë vigjilente në administrimin e riskut të kontratave koncesionare, si dhe të mbajë nën kontroll borxhet e bashkive.
BE-ja i kërkon Shqipërisë të zbatojë rregullat fiskale, të përforcojë konsolidimin fiskal si dhe të implementojë reforma për të ulur papunësinë në moshat e reja.
Shqipërisë i kërkohet gjithashtu të përforcojë konsolidimin fiskal, duke përmirësuar kornizën fiskale, në veçanti të forcohet plani i buxhetit në afatmesëm duke fuqizuar Parlamentin që të vendosë tavanin e detyrueshëm 3-vjeçar dhe të tregojë qartë se, cilat fonde janë përmbushur në mënyrë efektive dhe cilat janë shpenzimet e reja nën tavan dhe gjithashtu të adoptojë ligjet fiskale që sigurojnë qëndrueshmërinë e borxhit dhe transparencën.
BE i kërkon qeverisë të vazhdojë të adresojë rreziqet ndaj qëndrueshmërisë financiare dhe të ekonomisë reale, duke ndjekur planin e veprimit të kredive të këqija, që është një strategji afatmesme për promovimin e përdorimit të monedhës vendase në sistemin financiar.
Në këtë proces, politika e Bankës së Shqipërisë mund të qëndrojë lehtësuese për sa kohë udha e konsolidimit fiskal mbetet e favorshme, por rreziqet e lidhura me vazhdimin e politikave lehtësuese duhet të vlerësohen me kujdes.
Gjithashtu kërkohet zbatimi i plotë i detyrimeve nën Traktatin e Komunitetit të Energjisë, në veçanti të liberalizimit të aktiviteteve transmetuese dhe shpërndarëse në sektorët e energjetikës dhe gazit, në mënyrë që të përmirësohet siguria energjetike dhe të lejojë që të hyjnë në treg operatorë të pavarur.
Marrë nga Monitor.al
Sigal