BE ndalon skenarin e mazhorancës për thyerjen e Kushtetutës

455
Delegacioni i BE në Shqipëri, së bashku me SHBA kërkon miratimin sa më shpejtë të ligjeve që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese, duke përfshirë edhe Vettingun. Zyra e delegacionit të BE në vendin tonë kërkon përshpejtimin e zbatimit të paketës së reformës në drejtësi. Lidhur me aftin e miratimit të “Vettingut”, BE kujton se më parë duhet të hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese (11 gusht) dhe pas kësaj mund të mblidhet seanca plenare për diskutimin dhe miratimin e këtij projektligji. Sipas BE miratimi i ligjeve është parakusht për nisjen e zbatimit të reformës. Në njoftimin e zyrës së BE thuhet se Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.
Deklarata e plotë e delegacionit të BE.
BE, së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (Vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi. Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord për këtë. Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë. Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi në gjysmën e dytë të muajit qershor.
Sigal