BE: Me 170 mijë azilantë politikë nuk ka Evropë

394
Sigal

Dje 3 vëndet e BE-së ,Franca,Danimarka dhe Hollanda vulosin votën kundër negociatave me Shqipërinë. Përvecc Reformës Zgjedhore, krijimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, luftës kundër krimit dhe Korrupsionit më e rëndsishmja sipas analistëve është censurimi i Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Reagimet e Makron,Ursulës, Han dhe sondazhi i mbrëmjes

Franca vë veton, nuk hapen negociatat. Kundër Shqipërisë edhe Holanda e Danimarka

Kryeministri holandez Mark Route, rinkonfirmoi “Jo”-në e qartë për Shqipërinë

Nuk ka negociata për Shqipërinë as këtë vit. Konfirmimi vjen nga mediat prestigjioze italiane “TgCom” dhe “Ansa”. TgCom shkruan se Franca ka vendosur “veton” duke bllokuar kështu hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian. Samiti i BE-së nuk do të jetë në gjendje të hapë dritën jeshile për të dy vendet e Ballkanit, me gjithë një shumicë të madhe të partnerëve evropianë që janë në favor të rekomandimit të formuluar nga Komisioni. Edhe “Ansa” konfirmon se Franca ka vënë veton për hapjen e negociatave, duke theksuar se përveç Parisit, edhe Holanda dhe Danimarka kundërshtojnë hapjen e negociatave vetëm për Shqipërinë. Por edhe mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut duket se nuk e kënaq Parisin, por edhe disa vende të tjera si Italia që këmbëngulin për të çelur negociatat me të dyja vendet”, shkruan ANSA.

Kryeministri holandez Mark Route, “Jo”-në e qartë për Shqipërinë

Por pas “Jo”-së së prerë të presidentit francez Emmanuel Macron, të njëjtën gjë ka bërë edhe kryeministri i Holandës, Mark Route, i cili u shpreh ndër të tjera se, për Shqipërinë, Holanda ka një “JO” të qartë. “Ju e dini pozicionin tonë. Për Shqipërinë është një JO e qartë. Në qoftë se shikon çfarë do të ndodhë nuk ka avancime ose ndryshime. Në qoftë se shikoni Maqedoninë e Veriut, ata janë në një pozicion më të mirë se Shqipëria. Kanë ndodhur shumë gjëra, por edhe aty ka shumë detyra për tu përmbushur. Po gjykimi im është se, do të ketë një JO për të dyja vendet. Për Shqipërinë, parlamenti im ka dhënë një Jo të qartë, me të cilën unë bie dakord. Për Maqedoninë e Veriut me pak eksplicite, por kanë ende shumë punë për të bërë”, u shpreh kryeministri holandez.

Presidenti Macron: 10 % e shqiptarëve azil politik, nuk ka demokraci

Presidenti Macron ka shpjeguar se nuk është edhe kaq shqetësues numri i madh i azil kërkuesve shqiptarë në Francë, të cilët janë të dytët në raport me azilkëruesit e tjerë, por mbi 170 .000 janë kërkesat e shqiptarëve për azil politik, dhe Presidenti Macron këtë shifër kaq të madhe, që përbën thuajse 10 % të popullsisë së Shqipërisë, e cilëson si mungesë të demokracisë në Shqipëri.

Franca, parashtron kërkesa të tjera për Shqipërinë

Ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni gjatë fjalës së tij në Forumin e Sigurisë në Beograd: ‘Franca mendon se në Shqipëri duhet të bëhet më shumë në lidhje me funksionimin e parlamentit dhe gjyqësorit, në mënyrë që të plotësohen kriteret për hapjen e bisedimeve të bisedimeve.’ Mondoloni u shpreh kundër zgjerimit të BE, duke vënë në dukje se reformat janë të nevojshme si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe brenda vetë bllokut.