BE e kënaqur me Shqipërinë dhe Maqedoninë

434
Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç reagoi pas zgjidhjes së krizave në Maqedoni e Shqipëri.

“Nuk besoj se është rasti i një mrekullie, por rezultat i një pune të madhe. Kur flitet për Ballkanin perëndimor, meqenëse ky është një rajon me perspektivë për anëtarësim në BE, Bashkimi Europian është mjaft i angazhuar. Në lidhje me Maqedoninë, siç e keni parë dhe më herët, ne reaguam ndaj kësaj kthese të situatës dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje si për të, ashtu dhe për Shqipërinë e për të gjithë rajonin”- u shpreh Koçijançiç.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për çështjet e jashtme dhe politikat e sigurisë, Federica Mogherini ka ftuar 6 kryeministra nga vendet e Ballkanit perëndimor për një takim jozyrtar javën e ardhshme.
Sigal