BB: Plakja në Ballkan, shqetësuese për rritjen e ekonomisë

544
Rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, po plaket me ritme të shpejta, teksa popullsia parashikohet të vazhdojë të rënie. Banka Botërore në një analizë të fundit për rajonin raportoi se trendi i plakjes së popullsisë po krijohet nga normat e ulëta të fertilitetit, të shoqëruara me emigracion të lartë. Shkalla e fertilitetit rajonal ra nga 3.9 në 1.6 fëmijë për grua gjatë 1965-2015. Emigracioni parashikohet të vazhdojë të reduktojë popullsinë e rajonit, megjithëse jo aq shumë sa në të shkuarën. Bosnja dhe Hercegovina, e cila ka moshën mesatare më të lartë në mesin e gjashtë vendeve me 41.5 vjeç në vitin 2015 për të arritur në 53.9 në vitin 2065, e dyta më e lartë në botë. Nëse vendet e Ballkanit nuk marrin masa për të për frenuar përkeqësimin e situatës, Banka Botërore thotë se vendet do të përballen me ulje të produktivitetit, pasi plakja në rajon do të ulë pjesëmarrjen e fuqisë punëtore dhe do të frenojë rritjen mesatare vjetore të të ardhurave për frymë me 0.4 pikë përqindjeje gjatë 50 viteve të ardhshme. Banka Botërore analizon se plakja popullatës do të çojnë në një dyfishim të varësisë së të moshuarve ndaj moshës së punës nga viti 2015 deri në vitin 2050. Në tri dekadat e ardhshme përfitimi nga dividendit demografik do të jetë zhdukur në Ballkan dhe të ardhurat për frymë do të përkeqësohen. Në fillim të vitit 2017, popullsia në Shqipëri ishte 8 mijë persona më pak se parashikimet e INSTAT-it për këtë vit, sipas të dhënave zyrtare. Rënia në raport me pritshmëritë ka qenë më fatale për grupmoshën 0-15 vjeç, ku tkurrja ka qenë me 10 mijë të rinj më pak sesa pritej. Shqiptarët mbi 60 vjeç këtë vit janë 93 mijë më shumë në numër se në vitin 2011, kur u bë Censusi i fundit. Kjo grupmoshë tani zë 18.8% të krejt totalit të popullsisë nga 15.4% që ishte në vitin 2011.
Sigal