Bazhdari uron Ademin: Do të jem përherë e gatshme të ndihmoj Shkodrën

479
Keti Bazhdari kandiidate e se majtes ne Shkoder ka uruar fituesen e zgjedhjeve Voltana Ademi dhe i ka premtuar se do të jetë bashkepunese me të në të mirë të qytetit.
“Vullneti i Shkodranëve e deshi që ne të mos e drejtojmë së bashku bashkinë e re për katër vitet e ardhëshme. Me këtë rast uroj për fitoren kandidaten rivale Voltana Ademi. I uroj asaj punë të mbarë në detyren e re dhe shpresoj të jetë personi i duhur për drejtimin e Shkodrës. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata qytetarë të cilët kanë mbështetur fuqimisht projektin tim për Shkodrën dhe kanë votuar për një të ardhme ndryshe. I falenderoj për seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e treguar.
Falenderoj të gjithë ata personalitete të ketij qyteti që na dhanë ide, frymezim dhe suport teknik për të hartuar nje program dinjitoz qe synonte ta nxirrte Shkodrën nga gjendja e apatise social-kulturore dhe e varfërise ekonomike ku eshte sot.
Falenderoj të gjithë ata aktivistë të Partisë Socialiste dhe koalicionit te majtë, komisionerë, numërues e vëzhgues, të rinj e të reja për punën e bërë ditë e natë për ruajtjen, numërimin dhe çertifikimin e votës deri në momentin e fundit, pavarësisht rezultatit. Shpresuam fort të realizojmë ndryshimin e madh për Shkodrën. Jo thjesht për ta çuar bashkinë drejt një kapërcimi të ylberit politik. Ky nuk ishte aspak qëllimi në vetvete. Këto zgjedhje nuk i konsideruam aspak dhe asnjëherë si politike. Keto zgjedhje për ne ishin një kërkesë për konsesus qytetar në shërbim të një misioni më madhor që është Shkodra. Une vetë doja më të mirën për cdo shkodran, pa ndarje politike e ideologjike.
E kam menduar gjithmonë kështu, ndaj iu futa kësaj sfide në momentin e duhur për të ecur në drejtimin e duhur. Megjithatë, vullneti i shumicës është ai që përcakton drejtimin dhe me plot gojë uroj të jetë bërë zgjedhja më e mirë dhe ky rezultat nuk më bën për asnjë arsye të jem indiferente ndaj bashkisë së re të Shkodrës dhe kryetares së saj të sapozgjedhur. Do të jem përherë e gatshme për bashkëpunim dhe për të dhënë kontributin tim ku të jetë e nevojshme”, shkruan Bazhdari
Sigal