BATUTAT/ Rama me banorët e Tiranës: S’më shkon të më quajnë Lali Edi, por Edvin Droga

55
ryeministri Edi Rama ishte sot paradite i pranishëm në një takim me banorët e Njësisë 5 në Tiranë.
Të ulur në një kafene, nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë me banorët dhe administratorin e një pallati të zonës që e kishte pseudonimin “Sadam”.

“Sadami, Noriega dhe Xhorxh Bushi, eh çfarë treshe jemi këtu”, tha Rama duke iu referuar administratorit, vetes me emrin “Noriega” që e quan Berisha, dhe Xhorxh Bushi për Pandeli Majkon.

“Mua s’më shkon lali Edi, por Edvin Droga. Ah Pandi Pandi ç’të ka gjetur. Je zhytur në narko-socializëm. Je me Edi Drogën, dhe Saje Qorrin,” tha Rama.

Duke folur me administratorin e pallatit, Rama mësoi se para pallatit nuk lejoheshin më makinat të hynin.

Sadami: Kur nuk hyn makina e kryeministrit, për të tjerat nuk pyes.

Rama: Jo, jo shoferi im nuk i shkel rregullat. Por i paguan gjobat, i mbahen nga rroga.

Rama: Kisha hallin e Pandit se kur ishte ministër i mbrojtjes shkelte këto semaforët. Për arsye të sigurisë kombëtare