Batutat në seancë, Berisha merr fjalën, Meta: Sa të jem unë mos ki merak, por kur mos të jem…

597
Kreu i Kuvendit Ilir Meta e ka shprehur sërish sot simpatinë për ish-kryeministrin Sali Berisha, ashtu si shpesh herë i është thënë edhe nga deputetët e maxhorancës për kohën që i jepet në seancat parlamentare.
Ndërsa ish-kryeministri ka marrë fjalën i pari në seancën ku u bë zëvendësimi i deputetes Tabaku në komisionin e Vettingut, Meta ka thënë se nuk ka debat, por ia ka dhënë fjalën.

“Nuk e kemi me debat. Sa të jem unë këtu mos ki merak, por kur të mos jem unë…”, tha Meta.

Por Berisha nuk ka folur për politikën dhe situatën para zgjedhjeve. Ai ka vijuar duke folur për ndarjen nga jeta të ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, të cilin e ka vlerësuar lart dhe për ndihmën ndaj Shqipërisë dhe në fund ka kërkuar nga deputetët e kuvendit të mbanin një minutë heshtje, çfarë është pranuar nga të gjithë.
Sigal