Batutat, Berisha: Rama mos të mbajë asgjë në tavolinë

88
Para largimit të opozitës në seancë ka patur edhe batuta mes palëve, por sigurisht pa patur tension mes tyre.
Pasi kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka bëri të ditur qëndrimin e opozitës për sot dhe deputetët po largoheshin, kolegu i tij i majtë e quan ‘qelepir’ për opozitën qëndrimin në sallë. 
Gramoz Ruçi: Uluni (opozitës) të dëgjoni se qelepir i keni. Uluni se unë i kam gjërat ballë për ballë. Sali, ti e di që mua nuk më shpëton as ga goja e as nga dora. 
Sali Berisha: E dëgjuat Kokëdhimën? Firmosjen e kanë bërë komunarët e Saliut, domethënë Saliu e ka fajin se vjedh Koço. Gramoz, bëhu gati me ik nga posti. Ta them, deri pasnesër je ti, këtu do jemi bashkë. 
Sali Berisha: Ky zotëria pas meje (Edi Rama) nuk duhet të mbajë asgjë në tavolinë, as shishe uji asgjë. Atje në asamble le t’i mbajë, këtu jo. Se ka provuar dhe ka dhënë shenja agresiviteti.
Edi Rama: Tani s’më lë as shishja e ujit të pi se më thërret.
Erion Braçe: Bëhu burrë. E di pse Flamur (Flamur Nokës)? Sepse Saliu jot është nga ata burra që të vrasin prapa shpine. Vret në partinë e tij e të vret dhe në rrugë, ky është Saliu jot.