Baton Haxhiu, sekseri që i sjell Edi Ramës 3 milion euro mitë (rryshfet) në muaj…

488
Sigal

Baton Haxhiu, sekseri që i sjell
Edi Ramës 3 milion euro mitë (rryshfet) në muaj, për lejimin e grurit dhe miellit
serb që i vret shqiptarët

Në Luftën e Kosovës, që nga marsi i vitit 1998
deri në qershor 1999 u vranë nga serbët 10 mijë shqiptarë kosovarë. Në Shqipëri
kaq njerëz kanë vdekur tre vitet e fundit nga gruri serb. Ose më saktë janë
vrarë me vetëdije nga pushtetarët tanë të cilët kanë lejuar hyrjen e grurit
serb në vendin tonë. Në Kosovë, gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nisi në shkallë
të gjerë në mars 1998. Në Shqipëri, gjenocidi ndaj shqiptarëve të kësaj ane të
kufirit, me anë të grurit dhe miellit serb nisi në shkallë të gjerë po në
muajin mars, por të vitit 2014, kur Kryeministri Edi Rama vizitoi kompaninë
“Devolli” në Pejë.

Kjo kompani është pronë e vëllezërve Devolli, të cilët nuk kanë lidhje me
krahinën e Devollit në Shqipërinë Juglindore. Ata janë shqiptarë të Kosovës,
për aq sa e meritojnë emrin “shqiptar”. Vëllezërit Devolli importojnë në Serbi
sasi të mëdha drithërash, kryesisht gruri dhe misri jashtë standardit, që nuk
mund duhet të hahet nga njerëzit, madje edhe nga kafshët. Në Serbi, ky grurë ndalohet
të shitet në tregun e brendshëm, për arsye se është aq i vjetëruar aq sa ka
humbur vlerat ushqyese, ose ka një përmbajtje kimikatesh përtej normës së
lejuar me ligj që të përdoret për rritjen e prodhimit. Vëllezërit Devolli nga
gruri i importuar në Serbi prodhojnë në Kosovë miell të cilin e shesin me çmim
më të lirë se gruri! Ky grurë serb dhe mielli i prodhuar prej tij kanë efekt
vrasës për njerëzit, madje edhe për kafshët. Konsumimi i tij nga njerëzit bëhet
shkak për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë kancerin e llojeve
të ndryshme.
Vëllezërit Devolli donin të hynin masivisht edhe në tregun e Shqipërisë,
përveçse të Kosovës, ku tashmë kishin tash sa vite që e kryenin gjenocidin me
grurin dhe miellin serb. Për të hyrë në tregun e Shqipërisë u duhej një
ndërmjetës që t’ i lidhte me njeriun më të pushtetshëm të vendit, Kryeministrin
Rama, i cili mund të hapte portat e vendit për grurin dhe miellin vrasës serb.
Kuptohet kundrejt mitës (rryshfetit) që do t’ ia jepnin bujarisht vëllezërit Devolli,
meqënëse përfitimi do të ishte shumë i madh. 

Vëllezërit Devolli janë pronarët e televizionit Klan Kosova, të cilin ia blenë
Aleksandër Frangajt, por duke ruajtur të njëjtin drejtues, Baton Haxhiun. Nëse
përmendet emri i Baton Haxhiut, pjesa më e madhe e njerëzve në Shqipëri e dinë
se bëhet fjalë për një gazetar shqiptar nga Kosova i cili ka marrëdhënie të
posaçme me kryeministrin Edi Rama, duke u bërë shpesh paraprakisht zëdhënës i
tij në media. Batonin e shikoni shpesh si të ftuar në emisionin “Opinion” të
Blendi Fevziut, i cili e quan vazhdimisht këshilltar të Edi Ramës. 

Ndonëse Batoni i bën shërbime politike Edi Ramës, arsyeja e marrëdhënies së
posaçme të Edi Ramës me Baton Haxhiun shkon përtej politikës. Batoni Haxhiu ka
qenë ndërmjetësi për bashkëpunimin e Edi Ramës me vëllezërit Devolli. Sipas
marrëveshjes Edi Rama merr 3 milion euro mitë në muaj dhe vëllezërit Devolli e
paguajnë me kënaqësi këtë shumë sepse fitimi i tyre është disafish më i madh.
Sasia e grurit dhe e miellit serb që fut në Shqipëri kompania “Devolli” është
disa herë më i madh se sasia që regjistrohet në doganë. Kompania “Devolli”
fiton nga kjo tregti me Shqipërinë mbi 150 milionë euro në vit.
Kur Edi Rama dëshiron të tallet gjeopolitikisht, ai thotë se do të bashkojë
Shqipërinë me Kosovën. E pra, i ka bashkuar si treg të grurit dhe të miellit
vrasës serb.
Unë e pohoj që Sali Berisha është një vrasës politik, i cili nuk ka nguruar që
të vrasë njerëz kur ishte e nevojshme për të mbrojtur pushtetin e tij. Atë
pushtet me të cilin pastaj siguronte përfitime financiare abusive. Të njëjtën
gjë kanë bërë edhe të tjerë politikanë në Shqipëri. Por i pari që po vret
njerëz me vetëdije drejtpërdrejt për përfitime financiare është Edi
Rama.
Kastriot Myftaraj