Basir Çollaku: Ndërkombëtarët, ngatërrestarë paragrafësh

503
Kryeprokurori i ri është një debat sa ligjor aq edhe politik. Ndryshimet kushtetuese i japin atribut Këshillit të Lartë të Prokurorisë të përcaktojë fundin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. Ky këshill tashmë duhej të ishte formuar, ndonëse afatet janë tejkaluar. Ky kapërcim tashmë e kthen debatin në politik, në momentin kur kryeministrit Rama i duhet një sherr i ri, pikërisht në institucionin ku ai ka dëshirë të madhe të “vërë dorë”, sepse më shumë, ngjan sikur i duhet një zjarrfikëse se një prokuror vullnetplotë për të hetuar një numër skandalesh në rritje të qeverisë Rama. Kemi të bëjmë edhe me një vrapim ndërkombëtarësh, të cilët gjithnjë e dinë se kur janë afatet, por gjithnjë e më shpesh janë ngatërrestarë paragrafësh e meraklinj stabiliteti. Çështja thelbësore është, a do të kemi prokuror që do të ndikojë profesionalisht në mosdegradimin e çështjes së Tahirit që është dhe kryesikleti i Ramës, si dhe dosje të tjera të vjetra dhe të reja, por që kanë tronditur politikën? Sulmi i mazhorancës ndaj prokurorisë në këtë situatë është i dhunshëm dhe nëse ndryshimi i një prokurori dhe sjellja në krye të akuzës e një ‘yes-man’i, do ta zhbënte institucionin. Frika është për një pazar politiko-prokuror që të hetohen sërish vetëm aksidentet e qarkullimit rrugor. Nëse ndodh, vetingu do të jetë viktima e parë. Përpjekja e Ramës për të marrë të gjitha pushtetet është e dukshme. Parlamentin, qeverinë, SHISH, prokurorinë, gjyqësorin, ekonominë sigurisht e dikton. Atëherë mbetet dhe privatizimi i ajrit.
Sigal