Basir Çollaku: Holanda, Franca dhe BE të rikthejnë vizat për qeveritarët

435
Gazetari dhe analisti Basir Çollaku, është bërë pjesë e debatit lidhur me rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë në zonën “Shengen”, pas kërkesës së bërë nga autoritetet holandeze. Për Çollakun, asnjë qeveritari nuk i bëhet vonë se i hiqen vizat qytetarëve Shqiptarë. Përkundrazi, thotë ai ata as nuk ndihen fare për këtë qëllim. Çollaku u bënë thirrje vendeve si Franca, Holanda por edhe Bashkimit Evropian që të kërkojnë heqjen e vizave për qeveritarët. “Nuk i plas pushtetit, se i vihen vizat miletit.

Holanda dhe Franca apo BE, duhet të kërkojnë rikthimin e vizave për qeveritarët, parlamentarët dhe pushtetarët, atëherë jep efekt kjo kërkesë. Në të kundërt, nuk i plas pushtetit, se i vihen vizat miletit”, shprehet Çollaku në statusin e tij publikuar në rrjetin social Facebook. 
Sigal