Bashkim Shehu: Kukësi nuk mund ta presë nesër Kryeministrin, që nuk e trajtoi asnjëherë atë si pjesë të programeve qeveritare

531
Sigal

Shehu me anë të një postimi në facebook shkruan se qyteti i Kukësit tashmë kandidon për cmimin Nobel për mikëpritjen e popollit shqiptar të Kosovës.

Imazh i ngjashëm

Ai shprehet duke thënë që Kukësi nuk mund të presë një kryeministër si Rama pasi sipas tij ai nuk trajtoi asnjëherë Kukësin si pjesë të programeve të qeverisë.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë.

Kukesi, kandidat per cmimin Nobel per mikpritjen e mijera shqiptareve të Kosoves, nuk mund ta prese neser Kryeministrin qe nuk e trajtoi asnjehere Kukesin si pjese te programeve qeveritare; Kryeministrin i cili e vjel popullin e varfer te Kukesit cdo dite e cdo nate nepermjet takses se rruges; Kryeministrin qe lejon e pranon ndarjen e Kosoves.
Neser ai vjen, si gjithmone, me deshiren per te shfrytezuar cdo burim natyror te Kukesit, deri dhe aeroportin e Kukesit, qe eshte dhurate per popullin e Kukesit per humanizmin e treguar gjate Luftes se Kosoves, i cili me nje te rene te lapsit ua jep koncensionareve si te ishte prone e tij.
E vetmja ndihme per Kukesin, vjen nga vellezerit tane ne Kosove qe ndertuan kopshte, shkolla dhe qendra shendetsore per femijet, ndersa Kryeministrit tone duhet ti tregoje dikush se femijet nuk mund te luajne futboll me barkun bosh.
Kryeministri Rama u mandatua dy here per te drejtuar Shqiperine dhe pasi ofroi kanabizim, kriminalizim, debimin e shqiptareve jashte atdheut dhe deshperimin shoqeror ne vendin tone, ne vitin e 6 te mandatit te tij, po iken me endrren per te drejtuar Bashkine e Kukesit.
Te vetmen bashki qe drejton Rama ne qarkun tone eshte Bashkia e Hasit, se ciles i ofroi laborator droge dhe ikje masive.
Per te gjitha keto, Rama duhet te ike.