Bashkim Fino: Po të isha kryeministër, do tërhiqesha

165

Ish-kryeministri i Shqipërisë, aktualisht deputeti PS-së, Bashkim Fino i ftuar në ‘A Show’, ka komentuar përgjimet e BILD. I pyetur nga gazetari Adi Krasta, nëse ai do të ishte kryeministër, ose në rast se ky skandal do të kishte ndodhur gjatë kohës që Fino ka qenë kryeministër i Shqipërisë, do të jepte dorëheqjen? Fino deklaroi se ai do ta kishte bërë.

Krasta: Zoti Fino nëse ju do të ishit kryeministër ose më saktë nëse këto që kanë ndodhur do të kishin ndodhur kur ju ishit kryeministër, a do ta kishit dhënë dorëheqjen?

Fino: Nëse do të kishte ndodhur dhe unë do të isha i ndërgjegjshëm që e kisha bërë, sigurisht që do të jepja dorëheqjen.