Bashkim Dedja kalon “sitën” e Vettingut, kreu i Gjykatës Kushtetuese konfirmohet në detyrë

79

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, është rikonfirmuar në detyrë pas vendimit të marrë sot nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa gjykuese përbëhej nga Sanxhaktari, Roland Ilira dhe Xhensila Pine e dhanë këtë vendim për Deden i cili përfaqësohej nga  avokati i tij Maks Haxhia

Sipas KPK-së, Dedja kishte paqartësi dhe para të pajustifikuara në deklaratat e pasurive. Ato kanë të bëjnë me huat për blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 146 metra katrorë.

Relatorja e komisionit, Xhensila Pine tha një javë më parë se është kryer hetim për deklarimet e pasurisë së Bashkim Dedes: “Apartament banimi 146 m katror, garazh me vlere 118 mije euro. Burimi i këtyre aseteve janë kredi bankare 120 mije euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mije euro. Te ardhurat e tij, 35 mije euro bashke me bashkeshorten. Vlera e apartamentit eshte 180 mije euro”.

Bashkim Dedja ka bërë dy deklarata noteriale të dyshimta: 15 mijë euro hua nga vëllai, 25 mijë euro për të cilat deklaroi se ia kishte marrë kunatit, e më pas babait të kunatit.

Probleme janë vërejtur edhe me pronësinë e një apartamenti 98 metra katrorë në Tiranë, i cili është deklaruar në vitin 2003 në bashkëpronësi mes Dedjes dhe njërit prej vëllezërve të tij, në masën 50 me 50. Më pas, Dedja, në deklaratën për llogari të vetingut, ka deklaruar se apartamenti është i tiji 100 %.