Bashkia Shkodër, PD kandidon Voltana Ademin përballë Bazhdarit

876
TIRANE – Partia Demokratike ka zyrtarizuar mëngjesin e sotëm emrin e deputetes së PD, Voltana Ademit si kandidate për Bashkinë e Shkodrës.
Ademi ka qenë gjithashtu edhe prefekte e qarkut të Shkodrës në periudhën e qeverisë Berisha.
Pas kësaj kandidature në “luftë” për mandatin 4 vjeçar të Bashkisë së Shkodrës do të jenë dy gra, duke kujtuar se Partia Socialiste ka konfirmuar më parë emrin e Keti Bazhdarit për bashkinë më të madhe të veriut, Shkodrën për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 21 qershor.  
Sigal