Bashkia Lezha: S’ka zgjedhje me 30 Qershor, lironi ambjentet, zbatojmë dekretin

131

Bashkia e Lezhës ashtu si në shumë bashki të tjera në vend kanë nisur zbatimin e vendimit të Presidentit Meta për të mos zhvilluar zgjedhje lokale me 30 Qershor. Bashkia e Lezhës i ka kërkuar KQZ të heqë menjëherë bazën materiale pasi nuk ka zgjedhje me 30 Qershor.

Bashkia e Kukësit dhe bashkia e Skraparit, e Shkodrës dhe e Gjirokastrës nisin zbatimin e dekretit të Presidentit Meta i cili anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.

Kërkesa mban datën 14 qershor 2019 dhe i drejtohet Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor përkatëse.
Në kërkesë kërkohet heqja e listave të zgjedhësve të afishuara në institucionet arsimore si dhe lirimin e ambienteve nga KZAZ.

Bashkia e Dropullit kerkese KZAZ 80
Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambjenteve të KZAZ-se Nr, 80 në vatrën e kulturës në fshatin Grapsh.
Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Dropull.

Bashkia Shkodër kërkesë për KZAZ 5
“Në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikes së Shqipërisë, Nr. 11199, datë 10.06.2016 “Për shfuqizimin e Dekretit nr. I 0298, datë 05. I 1.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?”, permes të të cilit është anuluar zhvillimi i zgjedhje me 30 qershor 2019 për organet e qeverisjes vendore, kërkoj me nga ana juaj:

1. Lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ-se Nr, 4 me adresë: Palestra e Shkollës 9- Vjeçare “Azem, Hajdari”, Shkodër
2. Heqjen e listave përfundimtare të zgjedhësve të publikuara dhe të afishuara në qendrat e  votimit (QV) në administrim të kësaj KZAZ-je.

Lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ-së Nr. 5 me adresë: Palestra e Shkollës 9- Vjeçare “Xheladin Fishta”, Shkodër.
Heqjen e listave përfundimtare të zgjedhësve të publikuara dhe të afishuara në qendrat e  votimit (QY) në administrim të kësaj KZAZ-je.
Lirimin e menjëhershërm të ambjenteve të KZAZ-së Nr. 2 me adresë: Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër.