Bashkia Kamëz: U bënë më shumë se 6 vite që kryeministri diskriminon banorët e zonave të Kamzës

119

Reagimi i Bashkisë Kamëz: U bënë më shumë se 6 vite që Edi Rama drejton Shqipërinë si mos më keq

 

Bashkia Kamëz në një reagim të saj ka sjellë fakte të paraqitura nga qytetarët e kësaj bashkie për keqdrejtimin e kryeministrit Rama gjatë 6 viteve të qeverisjes së tij. Bashkia Kamzës ka deklaruar se Rama vazhdon të përkeqësojë jetën e qytetarëve, pasi ata vazhdojnë të mos i binden për asnjë moment urdhrave të egra të Neodiktatorit të Shqiptarëve.

Reagimi i Bashkisë Kamës

U bënë më shumë se 6 vite që Edi Rama drejton Shqipërinë si mos më keq. Një përfaqësim shumë qytetarësh i janë ofruar kryetarit të Bashkisë Kamëz, z.Xhelal Mziu duke paraqitur ankesa në lidhje me diskriminimin që po i bëhet banorëve të gjithë zonave në territorin e Bashkisë Kamëz në drejtim të shërbimit në Energji Elektrike. Sot kanë qenë banorët e Valiasit ato që kanë sjellë fakte konkrete përgjatë inspektimit të terrenit, duke treguar me detaje se si shtyllat e transmetimit të energjisë elektrike nëpër banesat vazhdon të jetë me shtylla gati të rëna dhe me material druri, tela me gjemba duke mos realizuar prej më shumë se 6 vitesh asnjë investim në këtë drejtim. Edhe pse na persekutoi edhe pse na burgosi duke na detyruar me të gjitha format kemi apo s’kishim të ardhura për të paguar faturat e kripura të energjisë elektrike, Edi Rama nuk pyeti as për statusin tonë social as për minimumin jetik por na detyroi të sakrifikonim jetën e fëmijëve tanë. Një nga Nën/Stacionet elektrike që furnizonte Kamzën është dhe Ai i Valiasit.

Fuqia e prurjes së këtij Nën/stacioni është 6 KË. I tillë ka mbetur dhe tani duke mos u kujdesur askush. Ky fenomen vazhdon të jetë një precedent i rrezikshëm për jetën e fëmijëve tanë që çdo ditë kalojnë nëpër akset rrugore ku shtyllat elektrike janë gati duke rënë dhe duke përbërë rrezik për të gjithë banorët e Valiasit, Valiasit të Ri si dhe të gjithë qytetarëve të Bashkisë Kamëz.

Një familje në Valias paguan një mesatare prej 7000(shtatëmijë) lekë të reja energji + 2500 (dymijë e pesëqind) lekë të reja taksën “Rama”.

Çdo familje në Valias paguan rreth 100.000 (njëqind mijë) lekë të reja/vit. Valiasi ka rreth 5000 (pesë mijë) familje që do të thotë në të 6 vite bashkë, “Rama” ka mbledhur vetëm nga familjet që banojnë në Valias, 3.000.000.000 (Tre miliardë) lekë të reja nga faturat e energjisë elektrike.

Kjo vlerë marramendëse financiare tregon qartë se çfarë hakmarrje të hapur bën qeveria “Rama” në Kamëz. Rama vazhdon të përkeqësojë jetën e qytetarëve të Bashkisë Kamëz, pasi ata vazhdojnë të mos i binden për asnjë moment urdhrave të egra të Neodiktatorit të Shqiptarëve.