Bashkia Kamëz, ndër 6 bashkitë më të mira në Shqipëri për “Menaxhim me pjesëmarrje dhe transparencë të buxhetit”

520
Sigal

Vlerësimet për performancën e qeverisjes së mirë për Bashkinë Kamëz nuk kanë munguar. Ato kanë qenë si nga institucione vendase, ndërkombëtare madje dhe institucione të qeverisë siç ishte ministria e Financave që në dhjetor të vitit 2017 e vlerësoi Kamzën si bashkinë më të mirë sa i përket menaxhimit financiar. I njëjti vlerësim nuk ka munguar as vitin pasardhës duke qenë sërish ndër më të mirat dhe më i fundit vjen sot nga Projekti Star.

Në letër komunikimin e drejtuesve të projektit STAR,  ku me firmat e drejtorit ekzekutiv të SHBSH, Agron Haxhimali, të Alexandër Mihaylov, dhe Adelina Farrici të SHAV, me kryetarin e Bashkisë Kamëz,

z. Xhelal Mziu shkruhet: -“I nderuari z. Xhelal Mziu, së pari na lejoni të iu falënderojmë për bashkëpunimin dhe gatishmërinë tuaj në procesin e identifikimit të eksperiencave më të mira, arritjeve dhe sfidave në drejtim të bashkisë Kamëz kryer më herët nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën për Autonominë Vendore të Shqipërisë, në kuadër të “Projektit Konsolidimi i Reformës Administrative Territoriale”, STAR 2 i zbatuar nga PNUD.

Kjo iniciativë synon mbështetjen e 61 kryetarëve të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë përmes programit të shkëmbimit të eksperiencave me synimin e forcimit të aftësive drejtuese dhe administrative të njësive të qeverisjes vendore.

Në vijim të intervistave më 61 kryetarët e bashkive, Shoqata e Bashkive në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore kryen një analizë të hollësishme të të dhënave të mbledhura gjatë procesit të intervistimit duke identifikuar 61 eksperiencat  më të mira që do të promovohen gjerësisht përmes Botimit të Eksperiencave vendore. Në vijim, gjashtë praktikat më të mira mes 61 praktikave të identifikuara në nivel kombëtar, u përzgjodhën duke u bazuar në disa kritere si rezultatet e arritura, mënyra e financimit, risia, përfshirja e grupeve të veçanta, mundësia e replikimit nga bashkitë e tjera, etj.  Ndaj kemi kënaqësinë të ju informojmë se eksperienca juaj: – “Menaxhim me pjesëmarrje dhe transparencë buxheti”,  është përzgjedhur si njëra prej gjashtë më të mirave”.

Siç jeni njoftuar edhe përmes zyrës së projektit STAR 2, ashtu edhe gjatë intervistave , 6 eksperiencat e përzgjedhura do të promovohen përmes aktiviteteve në bashkitë e tyre gjatë muajit mars dhe në një aktivitet kombëtar gjatë muajit tetor.  Gjatë këtyre aktiviteteve do të keni mundësi që eksperiencën tuaj ta ndani me drejtuesit e tjerë vendor si dhe nëpërmjet një dokumentari filmik.  Duke ju përgëzuar për përzgjedhjen e eksperiencës tuaj dhe duke iu falënderuar sërish bashkëpunimin”.