Bashkia: Hapëm 25 mijë vende pune, Rama zhyti vendin në varfëri

500
Sigal

Bashkia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për media u shpreh se Kryeministri Rama përbalt punën e tyre për hapjen e vendeve të reja të punës, me qëllim të mbulojë paaftësinë e tij dhe varfërinë ku e ka zhytur vendin. “Përbaltja dhe sulmi politik ndaj Bashkisë së Tiranës nuk e mbulon paaftësinë e Edi Ramës dhe qeverisë së tij që ka zhytur vendin në varfëri dhe papunësi. Ajo që deri dje për Edi Ramën ishte e panjohur, nxitja e punësimit nga Bashkia, sot është kthyer në qendër të prioriteteve të Bashkisë”, thuhet në një reagim të Bashkisë. “Në afro 3 vjet, Bashkia e Tiranës i a ka dalë të stimulojë hapjen e rreth 25 mijë vendeve të reja pune. Mijëra të tjerë do të hapeshin me investimet strategjike; bulevardin, tramin, terminalin që bllokoi Edi Rama. I vetmi shërbim që qeveria u ka bërë qytetarëve të Tiranës është bllokimi, bllokim i buxhetit, bllokim investimesh në rrugë, kopshte, shkolla etj, bllokim i strehimit, bllokim i varrezave. Çdo qytetar e di sot se arsyeja e këtij bllokimi është frika e Edi Ramës si ish – Kryebashkiak dje dhe Kryeministër sot, për t’u përballur me bilancin e Bashkisë. Sipas deklaratës, faturën e këtij bllokimi do ta paguajë vetë Edi Rama, në përballjen e ardhshme politike….”, thuhet në reagimin e bashkisë.