Bashkia e Tiranës, zgjeron “hartën” e shërbimit me transport urban, “ngjitet” deri në Linzë

571
Bashkia e Tiranës ka realizuar dje, një tjetër premtim të bërë, duke zgjatur linjën e Porcelanit deri te godina e Thesarit të Shtetit në Linzë, çka u mundëson banorëve të kësaj lagjeje të re lëvizjen deri në qendër të Tiranës vetëm me anë të një linje. Në vazhdën e inspektimeve në terren të shërbimit të transportit publik në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj udhëtoi me autobusët e kësaj linje, ku pa nga afër shërbimin e ofruar dhe u njoh me vlerësimin e qytetarëve, ndërsa theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur. në momentin e përurimit të kësaj linje të re të shërbimit urban, kryebashkiaku Veliaj deklaroi: “Porcelani është një linjë që vetëm emrin në fakt e ka “Linja e Porcelanit”, mbasi itinerari në fakt është dy herë sa emri i linjës. Pra, itinerari jo vetëm kalon Porcelanin, Kinostudion, por shkon deri në Linzë dhe në gjithë zonë n e Thesarit, zonën e Freskut, ku i shërben një lagje të re banimi, qendrash pune e biznesi, që deri dje trajtohej si një lagje e ish-Komunës Dajt. Sot është një pjesë e qytetit, mbasi vetë zona është urbanizuar dukshëm, duke u kompletuar me pallate e banorë të rinj, me infrastrukturë që nga sot edhe me shërbim autobusësh urban, duke marrë fund stresi i banorëve dhe udhëtarëve, që deri duhej të ndërronin stacionet. ose të ecnin në këmbë deri në “Kinostudio”, për të përfituar këtë shërbim. Nga sot e përfitojnë të plotë shërbimin me abone, dhe më vjen mirë sepse mbajtëm fjalën, ashtu siç premtuam, që autobusin do ta çojmë deri në Linzë dhe gjithë zona nga Teleferiku, tek Thesari, Fresku shërbehet tani nga kjo linjë”. më tej, kryebashkiaku Erjon Veliaj, shtoi se kjo linjë, përveç shtimit të stacioneve dhe zgjatjes së saj, ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së shërbimit dhe kjo falë shtimit të flotës me mjete të reja, ashtu edhe nëpërmjet shpeshtësisë së lëvizjes.
Sigal