Bashkia e Tiranës: Me akuza, Rama nuk mund t’i ikë përgjegjësisë

493
Sigal

TIRANE– Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratave të deputetit Besnik Bare. Në një deklaratë për mediat nga ky institucion, thuhet se “Rama nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për masakrën urbane në Tiranë. Sipas Bashkisë së Tiranës, Rama dha vetë leje abuzive për “çibanë” në gjithë qytetin. Ndërkaq, nuk munguan edhe akuzat se qeveria po bllokon investimet e Bashkisë Tiranë. “Me sulme politike ndaj Bashkisë, Edi Rama nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për masakrën urbane që i shkaktoi Tiranës. Qytetarët e Tiranës po i plasin ditë për ditë në fytyrë këtë të vërtetë të hidhur të betonizimit të Tiranës dhe lejet abuzive që dha për ndërtimin e “çibanëve” në çdo cep të qytetit. E ndërsa vetë s’ka asnjë vepër për të treguar, se s’ka bërë dhe s’po bën asgjë, investon ditë për ditë për të hedhur baltë mbi Bashkinë e për të bllokuar projektet e saj që u shërbejnë qytetarëve të Tiranës pa dallim”, thuhet në deklaratën e Bashkisë. Duke u shprehur se Bashkia e Tiranës vepron kundrejt ligjit dhe rregullave, shton se “arkitektët e djeshëm të shkatërrimit të këtij qyteti nuk mund të fshihen, duke mashtruar dhe sulmuar Bashkinë”.