Bashkia e Sarandës nga shërbëtore kthehet në sherrtore

49

Lajmi për shenjtërimin e “Nënë Terezës” me sa duket ende nuk ka mbërritur
në Sarandë, pavarësisht se në krye të saj ndodhet një gazetare mediokre, që
meritë të veçantë për kapjen e atij posti ka miqësinë me Kokëdhimën. Bashkia e
Sarandës në vend që të mbështesë shtresat në nevojë, të moshuarit dhe varfrit
bëhet pengesë kur këtë ndihmë ja jep dikush tjetër dhe kjo lloj xhelozie
shprehet me veprime të ulëta, duke harruar se objektet që ka në administrim
bashkia janë të qytetarëve, popullit dhe taksapaguesve dhe jo hajdutëve dhe
mashtruesve të votës së lirë. Dje nën moton “LSI në shërbim të
komunitetit”, LSI dhe LRI Sarandë kanë organizuar një darkë solidare në
një lokal privat të qytetit, sepse fatkeqësisht, nuk e gjetëm dot mirëkuptimin
me Bashkinë e Sarandës për arsye që vetëm ata i dinë, për të zhvilluar një aktivitet
në formën e një kokteji me qendrën ditore polivalente, me qëllim që edhe kjo
moshë të ndiejë dorën dhe përkujdesjen e brezit më të ri. Gjithsesi gjithçka u
organizua dhe kaloi në mënyrën më të mirë dhe ky takim me brezin më të vjetër
të shoqërisë u krye, në kuadër të veprimtarive që dega jonë po kryen e do të
kryejë kësaj javë, me rastin e datëlindjes së LSI që daton më 6 shtator.