Bashkia e re e Fierit nis punën, Këshilli voton “PRO” heqjes së tarifës për parkimet

469
Këshilli i ri i bashkisë së Fierit zhvilloi të hënën mbledhjen e parë, pas asaj të konstituimit të tij. Megjithëse takimi filloi me një vërejtje të kryetarit të grupit të këshilltarëve të djathtë në lidhje me afatet kohore të dorëzimit të materialeve këshilltarëve, në përgjithësi vazhdoi me frymë përgjegjësie për miratimin e një sërë vendimesh të rëndësishme.
Fillimisht këshilltarët miratuan përkrahjen sociale, më pas u kalua në disa akte specifike, që më parë kanë ngjallur jo pak debate, madje bllokim të vendimmarrjes. Këshilltarët miratuan buxhetin e vitit 2015, strukturën dhe organikën e bashkisë si dhe ngritjen e Komisionit të Strehimit.
Këshilli vendosi t’i jap fund një parkimi privat duke votuar “PRO” heqjes së tarifës për parkimet në qytet . Sipas kryebashkiakut Armando Subashi, miratimi i të gjitha vendimeve jo vetëm që i hap dritën jeshile aktivitetit normal të bashkisë, por është edhe tregues i nivelit dhe përgjegjshmërisë së këshilltarëve.
Sigal