Bashkia e Divjakës shpërblen me taksat  militantët për votat e ardhshme

553
Sigal

Hovardarë me taksat, për të blerë votat

Kryebashkiakët, që tani i ka kapur ethja e fushatës zgjedhore të 2019-s dhe, meqë në këto 4 vite nuk kanë përmbushur premtimet elektorale, e vetmja mënyrë për të vjelë sërish votat janë shpërblimet për votuesit e tyre, me fondet e taksave, në këmbim të “blerjes” së votës. Një mënyrë e drejtpërdrejtë  e këtij pazari të blerjes së votës janë edhe shpërblimet e segmentuara, për votuesit e tyre, pavarësisht se këto shpërblime bëhen në kundërshtim edhe me ligjin. Por, kur kryebashkiakët e kuptojnë se “Tepsinë e Pushtetit” e kanë tashmë të gjithë të tyre, edhe “bakllavanë” u takon ta ndajnë sipas dëshirës dhe interesit të tyre.

Shpërblime me paratë e taksave, gjoja dëmshpërblime  për përmbytjet

Bashkitë dhe qeveria deri tani nuk kanë dhënë dëmshpërblimet për përmbytjet masive që kanë ndodhur në Shkodër, në Fier, në Vlorë, në Lushnjë e gjetkë, edhe pse u premtuan. Në fakt, përmbytjet janë përgjegjësi e plotë e bashkive, të cilat nuk kanë kryer punimet për të përballuar reshjet, për kullimin, për ndërtimin e argjinaturave etj.  Dhe në kësi rastesh, përgjegjësia është e drejtpërdrejtë e drejtuesve në këtë sektor, prandaj edhe dëmshpërblimet duhet të jepen nga xhepi i këtyre fajtorëve dhe jo nga taksat e Bashkisë. Së dyti, përgjegjësi ka edhe qeveria, e cila nuk ka hartuar ligje të tilla, që cilido qytetar, fermer të sigurojë pasurinë, sikurse bëjmë edhe për automjetet, shtëpitë etj., që në raste përmbytjeje, të jenë agjencitë e sigurimeve që të bëjnë dëmshpërblimet, e jo taksat. Po ndodh edhe kështu. Nën petkun e dëmshpërblimeve abuzohet me taksat e Bashkisë. Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi akuzon bashkinë e Divjakës që ka dëmshpërblyer një qytetar që nuk është dëmtuar nga përmbytjet. Sipas Murrizit, bashkia e ka bërë këtë gjë, vetëm sepse personi është militant i PS-së, ndërkohë që personat që janë dëmtuar me të vërtetë nuk kanë përfituar asnjë dëmshpërblim deri më tani. Murrizi shprehet se me këtë veprim, po nis blerja e votave të qytetarëve me para. “Bashkia Divjakë, shpërblen pa asnjë kriter ligjor, apo motive natyrore, militantë të Rilindjes. I jep 1 milion lekë, një rilindësi që as nuk është dëmtuar nga përmbytje, e as nga breshëri. Ata që janë dëmtuar realisht, nuk kanë marrë asgjë. Ramazan Prendi, shpërblehet si militant. Më parë provonin çdo 20 vite, ndërsa tani përmbytja iu vjen në derë të shtëpisë çdo dy vjet.