Bashkëshorti i Vlahutin jep alarmin e “rrezikut që i kanoset SHBA dhe njerëzimit nga zgjedhja presidentit Trump”

436
Vlado Azinovic, një lektor universiteti, çdo ditë publikon në ‘Tëitter”,, thirrje kundër kerut të Shtëpisë së Bardhë 
Ndërsa në Tiranë mediat vlojnë mbi shpenzimet e dyshimta të blerjes së vilës nga Delegacioni i BE-së, diku në Bosnje Hercegovinë, bashkëshorti i zonjës Vlahutin duket tepër i preokupuar mbi fatet e planetit Tokë. Vlado Azinovic, një lektor universiteti, studiues i çështjeve të sigurisë, është bashkëshorti i zonjës Vlahutin. Ai gjen rastin thuajse çdo ditë që në llogarinë e tij zyrtare në ‘Tëitter’, të postojë informacione mbi rrezikun që i kanoset SHBA-ve dhe njerëzimit nga zgjedhja e presidentit Donald Trump.
Bashkëshorti i Ambasadores së BE në Shqipëri, Znj. Vlahutin, shkruan kështu: 
– A mund t’i besohet Trump-it butoni i mbushjeve atomike?
– A ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë një racist i bardhë?
– Çfarë dreqin po i bën Trump-i abortit?
– Po emigrantëve?
– Ç’është ky ultra-nacionalizëm i bardhë?
Pak a shumë, këto janë pyetjet dhe fobitë që përcjellin disa dhjetëra artikuj që zoti Azinoviç shpërndan në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’.
Zoti Azinovic njihet në Bosnjë si një studiues dhe ekspert i çështjeve të terrorizmit islamik dhe ISIS-it, ndërsa në një artikull të revistës kroate HRsvijet, ja dhe linku i faqes së bashkëshortit të ambasadores Vlahutin (http://http://hrsvijet.net/index.php/vijesti/132-hrvatska/36374-hoce-li-povlacenjem-romana-vlahutin-iz-tirane-otpoceti-odmak-hrvatske-od-regiona), shkruhet se Azinoviç është dhe anëtar i bordit drejtues të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur në Bosnjë, fondacion ky, i cili ushqehet me fonde nga financieri George Soros.
Sigal