Bashës i ikin dritat duke bërë analizën për vitin ’14 të Bashkisë

428
Sigal

Në fund të 2014, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë një bilanc për punën e tij. Por fati nuk e ndihmoi kryebashkiakun, pasi  vetëm 5 minuta nga fjala e tij në aktivitetin e zhvilluar në Universitetin e Arteve, ikën dritat.

Basha e nisi fjalën e tij me një falenderim për këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, që pak ditë më parë miratuan me vota unanime buxhetin për  vitin 2015. Ai tha se ky ishte një votim për qytetarët duke lënë pas çdo axhendë politike.

Kryebashkiaku tha se në krye  të prioriteteve të tij ka qënë zhvillimi ekonomik dhe punësimi.  “Në krye të prioriteteve të mia, ka qënë zhvillimi ekonomik dhe punësimi. Si një përgjigje e drejtpërdrejt, për qytetarët e Tiranës për punësim. Shpallja e këtij objektivi u prit me skepticizëm.  Me të vërtet pushteti vendor nuk mund të bëjë gjithçka, por mund të bëjë diçka. Dhe ne kemi treguar se kemi bërë diçka. Dy kanë qënë shtyllat krysore që garantojnë zhvilllimin ekonomik. Klimë miqësore me biznesin, ulja e taksave si dhe rritja e investimeve. Kemi qënë, jemi dhe do të jmi për taksa të ulta dhe uljen e taksave. Ne e kemi nisur duke ulur 60 taksa të rëndësishme”, deklaroi Basha.
 
Pas këtyre fjalëve të kryetarit të Bashkisë i cili po prezantonte “Tiranën moderne dhe europiane” ikën dritat. Por këtë situatë, Basha e ka kaluar me batutë, ndërsa tha: “Na morën msysh kur thamë që buxheti Bashkisë kaloi me konsensus”