Basha:Tahiri e Sota udhëtuan bashkë jashtë vendit,ja datat

470
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka hedhur akuza të forta ndaj Ramës e Tahirit, teksa shkruan se këtij të fundit po i del boja gjithnjë e më shumë si i lidhur me krimin e përfituesit e tij. Basha deklaron se ish-ministri Tahiri dhe biznesmeni Sota janë bashkëpunëtorë në trafikun e milionave të drogës dhe po përpiqen të fshehin provat. Sipas kreut të PD, i cili thekson se iu referohet burimeve të sigurta, Tahiri ka udhëtuar disa herë jashtë shtetit me Sotën, ndërsa jep dhe datat e këtyre udhëtimeve. Ndër të tjera, ai paralajmëton se ditët në vazhdim do dalin të tjera fakte tronditëse, që tregojnë përfshirjen e qeverisë në krim.
“Sa më shumë përpiqet Edi Rama të mbrojë Tahirin, aq më shumë i del boja si i lidhur me krimin dhe përfitues i tij. Rama po gënjen prapë për llogari të Tahirit, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten e tij. Tahiri dhe Sota janë bashkëpunëtorë në trafikun e milionave të drogës dhe po përpiqen cdo minutë të fshehin provat.
Burime të sigurta informojnë se:
1. Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar bashkë për në Itali, me datë 2 Gusht 2016 nga Porti i Durrësit. Ata janë larguar nga Italia bashkë dhe janë rikthyer në Shqipëri me datë 7 Gusht 2016 me të njëjtën linjë.
2. Me 1 Shtator 2017 Tahiri dhe Sota janë larguar bashkë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit dhe janë kthyer bashkë me datë 3 Shtator 2017 po nëpërmjet Muriqanit.
3. Në 6 Shtator 2017 Orest Sota ka dalë nga Shqipëria duke përdorur makinën e Tahirit.
Fakte të tjera tronditëse pritet të publikohen së shpejti. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Largimi i tyre është imperativ kombëtar”, shkruan Basha.
basha fb
Sigal