Basha:Policët nuk kanë nevojë për shfaqje

467
Sigal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas ceremonisë së
organizuar për përurimin e rikonstruksionit të Ministrisë së Brendshme dhe
Murit të Kujtesës të vendosur në ambientet e këtij institucioni, për policët e
rënë në krye të detyrës.

Deklarata e kreut të PD-së,
Lulzim Basha:

 

Policia, burrat dhe gratë në
uniformë që luftojnë krimin dhe dëshmorët e rënë në krye të detyrës, nuk kanë
nevojë për fasada, për ceremoni, për shfaqje.

Burrat dhe gratë në uniformë,
të rënët në detyrë, respektohen duke luftuar krimin, duke luftuar trafikantët,
duke luftuar drogën.

Trupa e policisë dhe kujtimi i
të rënëve, nëpërkëmben e përdhosen çdo ditë nga një ministër i lidhur me bandat
e trafikut të drogës në vend, nga një ministër që makinën e tij private e kthen
në narkotaksi për Habilajt, nga një ministër që mbajti Shullazin mbi ligjin per
3 vjet derisa ndërhynë partnerët, që negocion privatisht në zyrën e shtetit me
vrasës me pagesë, nga një ministër që prish hetimet për trafikantët duke djegur
provat në laborator e duke zbuluar hetimet në media per llogari te krimit.

Trupa e policisë dhe kujtimi i
të rënëve, nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga një kryeministër që futi në parlament
trafikantë e tutorë prostitutash, vrasës e njerëz me precedentë penalë. Nga një
kryeministër që fshehu urdhërin e ekstradimit për vrasësin e komisar Dritan
Lamajt, që i ofroi atij arratinë, shpëtimin nga drejtësia. Nga një kryeministër
që mban Eskobarin e Ballkanit, që pasi e ka bërë drejtor të transportit e mbron
edhe nga aksioni ndërkombëtar për kapjen e tij. Një kryeministër që ka krijuar
kartelin më të rrezikshëm të drogës në Europë që ndërton edhe pista avionësh
për narkotrafikun.

Trupa e policisë dhe kujtimi i
të rënëve nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga Edi Rama që krimin e ka veshur
me pushtet e pushtetin e ka veshur me krim.

Nderi dhe dinjiteti i policisë,
respekti i të rënëve në krye të detyrës në luftë me krimin është sot në duart e
shqiptarëve. Shqiptarët kanë në dorë të kthejnë rendin, sigurinë, respektin
ndaj policisë, duke hequr krimin nga pushteti. Duke larguar me cdo kusht
kartelin e drogës.

Policia më mirë pa Edi Ramën.
#Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.