Basha:Nesër të gjithë në protestë qeveria po trajton njerëzit si skllevër

487
Sigal

TIRANË – Qeveria i trajton njerëzit si skllevër, rrit taksat në kohë krize, ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë për protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Sipas tij në protestë do të jetë e gjithë Shqipëria që ka humbur vendet e punës dhe se janë qindra mijëra qytetarë të mashtruar e të braktisur nga premtimet e Ramës dhe Metës.

“Në protestë e gjithë Shqipëria që ka humbur vendet e punës. Në protestë qindra qytetarë të mashtruar e të braktisur. Qytetarët të braktisur nga premtimet e Ramës dhe Metës. Në protestë fermerët që pritën kot premtimin për subvencione” – tha Basha.

Më tej Basha është shprehur se opozita nuk e thirri protestën për të shfryrë dufin e qytetarëve, por për t’i thënë ndal veprimeve arbitrare të dyshes Rama-Meta dhe për buxhetin 2015.

Opozita nuk e ka krijuar këtë protestë, por ne duam të bashkojmë shpirtin e protestës së përditshme të shqiptarëve, thirrje shqiptarëve që protestojnë çdo ditë, sepse besojmë bashkë me ju se bashkimi i fuqishëm i zërit, qeveria të hapë veshët dhe të dëgjojë njerëzit. T’i themi ndal veprimeve arbitrare, nuk e thirrëm vetëm për të shfryrë dufin e qytetarëve, por edhe për buxhetin 2015.